Nenat ne karriere ja mali i problemeve me te cilat perballen

Nenat ne karriere, ja 'mali' i problemeve me te cilat perballen
Frustrimi, lodhja dhe shpesh edhe zhgenjimi me te cilin perballen nenat- te cilat jane njeherazi edhe gra ne karriere -jane mjaftueshem per te te luajtur mendsh. Ja disa nga veshtiresite me te medha me te cilat ato duhet te perballen gjate ketij rrugetimi qe ze nje pjese te mire te jetes...

Ankthi dhe pagjumesia

Jane fenomenet me te cilat gra te tilla mund te perballen ne oren 03:15 te mengjesit. Gjumi del nga shqetesimi per mbledhjen e dites se neserme, per faktin nese do te kujtohet apo jo djali juaj qe te marre me vete ne shkolle shishen me dy litra uje te kripur qe i dhate per eksperimentin ne oren e biologjise dhe per faktin se bashkeshorti duhet nxitur serish per te percaktuar nje plan te sakte per pushimet me familjen.

Rremuja e veshjes

Edhe pse mund ta mbani lavatriçen ne pune non-stop, femijet tuaj do te jene gjithmone te papaster, te zhubrosur, vende-vende te grisur. Shpesh qellon qe te behet nje rremuje e madhe per te gjetur pantallonat apo bluzen e preferuar, qe kur gjendet del se eshte e vogel apo ka nje njolle te madhe.

Keqardhjet e medha

Eshte lista e gjate plot me pishmanlleqet qe kane te gjitha nenat te cilat kane zgjedhur familjen dhe punen njeherazi. Jane keqardhje qe do t’i marrin me vete deri ne shtatin e vdekjes dhe kane te bejne me mungesat e tyre ne rastet me te rendesishme te femijeve, si per shembull ne shoqerimin ne veprimtari te ndryshme, ne pjesemarrjen ne shfaqjen teatrale, apo mospergatitjen e nje darke te ngrohte ne shtepi.

E-mail-et e mengjesit

Shpesh perpiqemi qe te bejme nje pjese te punes se dites ne oret e para te mengjesit, per te pasur me shume kohe te lire ne oret ne vijim. Por kjo na e ben diten me te gjate e me te lodhshme, dhe si perfundim ngarkesa e punes vazhdon te mbetet ajo qe ka qene.
Mungesa e miqve te duhur

Ah... si nuk ka kurre te tille miq qe t’ju ndihmojne duke ua marre femijet nga shkolla kur ju del papritur e pakujtuar nje mbledhje urgjente ne oren kur duhej qe te dilnit nga shtepia. Edhe kur ndonjehere ndodh nje mrekulli e tille, ajo nuk perseritet me dhe i ngjan nje vegimi.

Faji i linjave

Ne ato pak minuta qe mund te keni ne dispozicion per t’u marre me veten, zakonisht ne mengjes, e vini re se sa jeni shendoshur pas lindjes se femijes se dyte, dhe ndryshe nga rasti i femijes se pare, ai “rripi i dhjamit” qe nuk po largohet nga beli eshte vertet i shemtuar. Ka shume mundesi qe ky rrip dhjami t’ju shoqeroje gjate gjithe pjeses tjeter te jetes, ndaj me mire te filloni te mesoheni me te.

Te kesh gjithçka

Nenat qe jane edhe ne karriere, jane mesuar vazhdimisht qe te konsiderohen nga njerezit e tjere si gra qe kane “gjithçka”. Ato vete nuk jane gjithmone te sigurta per nje gje te tille. Sigurisht qe ndihen te bekuara nga femijet, bashkeshorti dhe puna, megjithate, sa per informacion te grave te tjera, askush ne kete bote nuk mund te kete gjithçka.

Injorojeni ngarkesen

Eshte e njejta keshille qe vlen per kamerieret. Mos u perqendroni shume te ngarkesa, sepse mund te rrezoheni, por shihni drejt perpara tek objektivi. Nese do te ndergjegjesoheni me shume se ç’duhet per barren qe keni, mund te qelloje qe te rrezoheni.

Mbreteria e “jo”-se

Eshte ai vendi magjik, qe nuk ekziston askund tjeter veçse ne fantazine tuaj, ku ju nuk ndiheni kurre ne faj kur thoni “jo”.

Lista e paradokseve

Gjithmone beni nje liste per t’ju ndihmuar qe te ndiheni ne kontroll te situates dhe te ngjarjeve. Megjithate, ajo mbetet nje liste e paplote, per shkak se nevojat jane shume me te medha dhe mbi te gjitha eshte gjithmone nje liste qe nuk permbushet kurre.

Nje nene moderne

Per femijet e sotem, nuk mjafton qe te jeni vetem nje nene qe di te beje ushqim, qe lexon libra para gjumit, apo qe lan rrobat mire; por qe te keni nje vleresim te madh ne syte e femijes, duhet edhe qe te mesoni permendesh ndonje varg nga kenga me e fundit e grupit te preferuar, apo te dini emrin e personazheve kryesore te filmave vizatimore me te ndjekur.

Reformimi i bashkeshortit

Eshte nje proces qe zakonisht ndodh para gjumit, apo kur me ne fund keni rene ne shtrat me bashkeshortin dhe filloni e i numeroni te gjitha gjerat qe ka lene manget gjate dites ne lidhje me detyrimet e tij dhe se si duhet te ndryshoje ne te mire te familjes, duke filluar nga dita e neserme.

Garderoba

Per shume kohe nuk do ta keni mendjen aty, edhe pse mund te keni qene nje vajze e re me shume gusto dhe e dhene pas veshjes. Madje mund te kete raste kur miqte apo koleget do te rrudhin buzet kur t’ju shohin ne mengjes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama