Ankorimi
Nëndetëset i kam parë të ankoruara tek bankina e tyre ,në gjirin e Pashalimanit . Tre nga katër gjitarët sic dua ti quaj në të vërtetë ruanin një tis të mjegullt , të ftohtë,krenare dhe të frikshme . Janë ashtu sic i keni parë nëpër fotot . Një masiv hekuri në formën e një gjitari deti . Syprina e sipërme e tyre e barkosur për të vijuar nën ujë ku shtrihen pjesa tjetër . Uji ku gjysma e nëndetëseve i fshihet syrit të njeriut është i kthjelltë dhe ka peshq të shumë. Kam shoqëruar mjaftë turistë , të cilët e njohin historinë e Luftë së Ftohtë dhe bazën detare në Gjirin e Pashalimanit . Ato të tria që ende janë atje përpara se ti grijë presa dy prej tyre e treta do të përfundojë në një muze mbeten stoike dhe të pathyeshme në luftën detare .
Dy ato që janë shënjuar për tu prere defterin e vdekjes i ngjasojnë peshës së kohës si më të vjetra mbasi masa e shkatërrimit të tyre është e madhe . Nuk mund të hysh brenda . Kapakët e hyrjes janë me dyllë ushtrie, që do të thotë ;nuk lejohet .E treta nuk është fringo e re . Këtë e kanë quajtur nëndetësja 105 që në të vërtetë, nuk ka të tilla ,aty në bazën e tyre ,por që trillimi i përket shkrimtarit tek filmi i njohur shqiptar . Kjo pra nëndetësja sëbashku me motovedetën “Mujo Ulqinaku “ e njohur tek filmi shqiptar “Duel i heshtur “, do të vendosen tek muzeu i Marinës .
Do të ketë edhe të tjera si motovedeta që do të vendosen në kanalin për të jetësuar projektin e muzeu të marinës . Një Prof i Universitetit të Tiranës , ai që punon për këtë projekt më thoshte : “ se po bëhen me gjodetët studime për tokën .Dhe kjo ka një shpjegim : a do ta mbajë ajo peshën e 1000 tonëve . Toka është kënetore . Përpara fushës ë sportit rreth 30-40 m do të hapet kanali , që do të lidh detin dhe lagunën në një të vetën .
Aty dikur ishin rusët . Rusët pinin vodkë. Luanin futboll . Orikumi ,që në vitet 60 njohu jetën e natës ,kur nëpër qytete dhe katunde të këtij vendi flihej herët . Rusët aty ku sot është bashkia ishte shtëpia e kulturës .Kërcenin tërë natën . Ikën rusët dhe erdhën kinezët . Këta ishin krejt e kundërta .Tërë ditën punonin dhe tërë natën e Perëndisë , flinin gjumë . Qyteza e vogël flinte për të filluar më shpejt punesat e ditës .Janë orët fundit të ankorimit të dy nëndetëseve që do të përfundojnë në hekur . Një tjetër nëndetëse gjendet nën ujë . Kur ishim para ca kohësh më Prof N. Cekën , ai tha se kjo mund të zhytej tek vapori “PO” që vlonjatët e njohin si Spitalieri . Është një synim për të bërë një park nën ujor . Të pasionuarit e detit thonë se ka mjaftë anije të mbytura nga luftërat . Një prej drejtuesve të nëndetëseve më ka treguar se unë e njohë me pëllëmbë gjirin e Vlorës , sepse me nëndetëse jam ulur në fundin e tij por nuk ka kaq shumë anije të mbytura , sa shprehen zhytësit amator të ujit. Me ndërtimin e këtij parku të nënujet zhytjet kontrollohen edhe për ata që nuk e njohin destinacionin nënujor . Në disa prej anijeve të mbytura gjatë luftës ka ende municion të pashpërthyer dhe si gjithmonë përmbajnë rrezik për eksplorime të nënujshme .Artur Mecollari zvkomandanti i flotës më treguar se ka anije të kësaj natyre dhe vet është zhytës i pasionuar i gjirit të Vlorës .Vjet ai eksploroi me studentët dhe pedagogët e Universitetit të Foxhia dhe A.Anastasin e arkeologjisë nënujore.
Të dhëna për nëndetëset
Në strehën Pashalimanit ,gjirit detar të përmendur nga gjeografi grek Skylaksi që në shekujt 5 para Krishtit , në vitin ’43 ka qene një flotilje e vogël italiane dhe më pas nazistët .
Nëndetëset shqiptare janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987. Nga baza e Pashalimanit janë zhvendosur më në jug .Kanë udhëtuar për një strehë tjetër .Në qershor të vitit 1987 nëndetëset u përqendruan në bazën e Porto Palermos .
Çfarë ishte baza e Porto Palermos ?
Baza e Palermos ishte tuneli për të cilin u punua për më shuam se 20 vjet nga forcat ushtarake shqiptare dhe kryesisht u shfrytëzua puna e ushtarëve dhe xhenierëve të cilët shkonin ushtarë në këtë zonë ushtarake . Baza e Palermos ishte projektuar nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu , për tu bërë baza e një mjeti tjetër detar . Këto quheshin katër-silurues . Mjet sulmues i përmbi ujshëm i forte si roje e detit. Katër silurueset do të vinin nga Kina , aleati i vetëm i shtetit tonë deri në vitet ‘ 80 kur u prishën marrëdhëniet me shtetin e largët aziatik dhe me vëllezërit e shkurtër të verdhë .Sipas komandantit të njërës nëndetëse B.Nika ,provat për nëndetëse në Palermo u kryen për një periudhë 8 mujore nga qershori i vitit 1986 deri në marsin e vitit ’87. Ishin 4 nëndetëset , nëndetësja 3 bëri provat .
Cilat prova dhe në çfarë konsistonin ato ? Provat ishin në hyrje dhe dalje , karikimet .Provat u bënë për 8 muaj .Muaji pril solli zhvendosjen e 4 nëndetëseve nga baza e Pashalimanit me të gjitha resurset e tyre dhe u përqendruan në Palermo ,në bazën më të re , në strofullin më të heshtur . Për mote të tëra heshtur në tunelin e Palermos .Nëndetëset e nisën garën nga kohërat e luftë së dytë .Si të tilla mbetet një urë lidhëse me botën,që nuk shquhet përtej mjegullave. Asgjëkund syri,nuk të ndesh një monument deti kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e e saj , formën , mënyrën e vendosjes. Larg çdo përfytyrimi , përbënë armatimin ushtarak , për një vend të vogël në kohët e një lufte të madhe . Ato janë atraksioni më i madh i gjiritë Vlorës në vendin tone dhe po shkruajnë fundin e fundëm të një epoke që ne e quajtëm Lufta e Ftohtë . Kur u përqendruan nëndetëset në Palermo ,baza e Pashait u mbush me Grupin e Sazanit .4 vjet qëndruan nëndetëset në Palermo. Në vitin 1992 nëndetëset u rikthyen në bazën e hershme të tyre në Pashaliman . Nëndetësja tre që komandohej nga B.N qëndroi 8 vjet në dok . Në vitin ‘ 88 u fut në dokun e Pashalimanit . Ka ndenjur jashtë dhe nuk u riparua plotësisht .
Të dhëna për nëndetëset
Karburanti: Në një ore 175 litra karburante harxhonin . .Rezerva ishte 119 tone diesel . Nga vinte karburanti i tyre . Mund te kishte edhe nga Rusia .
Uji: -11.3 ton ujë cisterna .
Vaj: -9.8 ton vaj.
Përmasat : E gjate 76 m. E gjere 6.3 m .
Pesha :Në gjendje për lundrim për te lundruar me ujë dhe karburante pesha shkonte 1045 ton në ujë . Dhe kur zhytej pesha shkonte në 1298 ton sepse mbushej me 253 ton ujë për te zhytur.
Bateritë : 224 bateri ne 2 dhoma Njëra dhomë mbante 112 bateri . Pesha e një baterie 750 kg . Nen ujë punohej me bateri vetëm 1 ore . Nxire jashtë periskopi ne thellësi 9.5 m nxjerre një tubo thithëse qe mere ajër qe punon diezeli.
Sistemi diezel i nëndetëseve: Sistemi diesel përbëhej nga 2 motor me nga 2000 k/fuqi shpejtësia arrinte 18 milje ne ore .Përmbante dhe 2 elektromotor kryesor. Fuqia e këtyre elektromotor 1350 k/fuqi , shpejtësia është 13 milje ne ore. 2 elektromotor ekonomike ,secili nga 50 kuaj/ fuqi me lidhje dhe shkëputje .Shpejtësia 4 km ne ore me këtë , shpejtësi mund te përshkosh 300 milje rruge dhe duhet bërë karrikim baterive.
Temperatura : Ne vere brenda arrinte në 45 gradë . Filmi :” Balla për ballë “ që tregon marinarët të veshur me kapotë nuk i përgjigjet një realiteti .
Përmban :12 silura . Diametri i një silure 533 m m. Koka shpërthyese kishte 400 kg tritol mbante 22 mina fundore i vendoste ne fund te detit .
7 dhomat e nëndetëseve
Nëndetësja ka 7 dhoma.
1-i pari i silurave dhe i fjetines se marinarëve.
Silurat, ka 6 fole silura , që futen . Ato ndahen në 4 ne bash dhe 2 ne kiç . 2 të kicit janë për vetëmbrojtje dhe duhet te jene akustike qe te vije dhe te ndjek .4 te tjerat janë për gjuajtje dhe ka edhe 6 silurë rezerve .
2-lokali i baterive . Radiove dhe fjetina e ngrënia e oficerëve dhe komandantit te nëndetëseve dhe zv-komandanti.
3-posti qendror i drejtimit te nëndetëseve , timoni vertikal, horizontal, periskopi, shpejtësia matësi ,aparaturat matëse dhe aparati i drejtimit dhe qitjes me silure.
4-lokali i baterive,kuzhinës dhe fjetinës së nënoficerëve dhe marinarëve .Bateritë janë poshtë janë te lidhur me ventilim.
5-lokali i motorëve me nafte dhe karikimit ta ajrit.
6-lokali i elektormotorave nene ujë dhe mbi ujë .
7-lokali qe ka 2 silura dhe posti rezerve ne rast prishje te krahut te peshkut dhe zemra e nëndetëseve qe pompojnë vaj ne te gjithë mekanizmat.
Presioni i ajrit në nëndetëse
Nëndetësja ka 22 bombola ajri secila ka 410 litra ajër qe komprimon ajër . Nga këto 6 janë brenda ne nëndetëse . 3 janë ne lokal te dyte dhe te 4 janë rezerve te karikuar me 200 atmosfere.
Te tjerat janë nen kuverte 16 përdoren për te shfryre ajrin cisternave te nëndetëseve ajo ka 10 cisterna te ndara ne 3 grupe. Nëndetësja zhytej me atë presion qe ka sipërfaqja . Mbahej ai presion, dhe nuk kuptohej. Veshja e lehte.
Sistemi i shërbimeve
2 toilete, 1 ne motor, 1 posti qendror . 1 dush . Në nëndetëse përdorej veshje e lehtë . Marinarët qëndronin brenda me brekë nga temperaturat e larta. Nëndetësja kishte kapacitete te qëndronte 30 dite në ujë .Nëndetëset tona kane lundruar 21 dite ne vitin 1971. Ushqimi kuota ishte ne toke 108 leke dita. Ne det ishte 250 leke dita. Çdo gjë ishte 2. pra te dubluara .Anija tepër te sigurta vetëm donin mendje. Presioni :deri ne 30 metra ndihej pak poshtë nuk ndihej.
Balancimi :Çdo lëvizje nga një lokal ne tjetrin duhej bere me leje sepse behej balancimi nëse do te lëvizte nga dhoma në dhomë krijonte lëkundje. Çdo lëvizje bëhej me urdhër . Në gjirin e Vlorës në vitet ‘60 nëndetëset i dëgjonim kur gjëmonin brenda gjirit. Më e veçanta ishte se ato kishin pajisje dyshe d.m.th. për çdo gjë kishin pajisje, që nëse njëra prishje ose bllokohej vihej tjetra në funksionim. Nga të cilat sistemi hidraulik pësonte më shumë defekte. Kur bënin uljen nën det pësonin edhe defekte por pjesa tjetër vihej automatikisht në funksion. Problemi më i madh qëndronte kur binte zjarri. Kur binte zjarr izolohej duke u mbyllur dhe mungesa e oksigjenit e shuante flakët. Ne kemi bërë remont kapital për nëndetëset këtu në Pashaliman.
Veshja e nëndetëseve
Ato përbëheshin nga një veshje e fortë metali ishte pjesa e jashtme dhe e brendshme rreth 2 .5 cm. Kishin motor të fuqishëm. Kishin dhoma apostafat edhe për të vdekur. Gjithçka ishte parashikuar edhe rastet e mortit dhe kthina e veçantë ku mund të mbyllej kufoma deri sa të përfundonte misioni. Bateritë e nëndetëseve kushtonin shumë. Në ’97 ato u vodhën. U vodhën kolltukët , pajisjet, aparaturat dhe nuk dihet as për çfarë i donin. Më të shumtën e kohës nëndetëset qëndronin të stacionuara . Nëndetëset ishin një prodhim 50 vjeçarë dhe ishin tepër rezistence . Flitet se ato kanë kryer edhe misione të largëta por nuk dihet sa është saktësia e këtyre thënieve. Nëndetëset uleshin diku aty ku është sot porti italian në Radhim bënin manovrat e uljes një proces me mbushje uji dhe zhytje. Avarit ishin , por edhe sistemi i dyfishtë për gjithçka i kapërcente ato. Ne i riparuam krejt par bëmë riparim kapital kur ikën edhe kinezët në uzinën tonë. Në vitin 1997 u hyri edhe “mola” ndryshku dhe tashmë bëjnë vetëm punën e një treguesi, që dikur kishim gjitarë deti, nëndetëse por që tashmë nuk janë më. Ose janë të vdekura të lidhura në portin e tyre, në Pashaliman.
Ngjyra gri sipër dhe ndryshku në pjesën e poshtme janë tregues të një kohe të ikur, për këta gjitarë mund të flitej në kohën e shkuar, pra dikur ishin, ose ekzistonin sepse ato janë vetëm pjesë hekuri të fortë 100m të gjatë rreth 8m të larta dhe kulla sipër treguese. Ishin nëndetëset e një ushtrie, që u kapërdi e kacavirr nëpër vende të lindjes. Dhe këtu në Pashaliman, historia e tyre njihet më mirë dhe tregohet thjeshtë si për një gjë të zakonshme jo si një histori e veçantë e gjitarëve të detit të veçantë. Historia e tyre tashmë ka përfunduar dhe do të kujtohet si dikur koha e Cezarit kur erdhi në këtë gji detar për të sulmuar Pompein, Cezari u nis nga Brindizi me 30,000 vetë. Zbarkoi më 5 janar të vitit 48., në tokën e fisit Kaon Çezari për në Orik nisi një garnizon i përbërë nga ushtarë parthinë dhe banorë vendas, të komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati. Ishte bazë detare dhe mbeti e tillë. Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit , nëndetëset që zotëronin gjirin e Vlorës.