Nene Tereza u tradhtua nga koleget

Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët

Edhe një herë Gëzim Alpion sociolog në Universitetin e Birmingamit i kthehet çështjes së mungesës së besimit të Nënë Terezës.Ai thotë se në atë periudhë të trazuar shpirtërore kolegët e saj u munduan më kot t'i ndryshojnë bindjet me argumente bajate. Alpion: "Kjo është ndoshta vepra më e vështirë që kam për të shkruar ndonjëherë në jetë." Nënë Tereza u tradhtua nga kolegët e saj të fesë kur në mirëbesim iu tha atyre se ajo nuk besonte në Zot. Ky është përfundimi që del nga kërkimi i një akademiku të Universitit të Birmingamit, i bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga ky universitet.

Dr. Gëzim Alpion, lektor i Sociologjisë në Universiteti e Birmingamit dhe udhëheqës akademik në studimet për Nënë Terezën, po kryen së fundi një studim për ankthin shpirtëror të murgeshës me origjinë shqiptare, duke u përqendruar në raportin e saj të trazuar me Zotin në pesëdhjetë vitet e fundit të jetës së saj nga pikëpamja e shënimeve të saj private, një pjesë e mirë e të cilave u botua për herë të parë më 2007. "Nënë Tereza u tradhtua nga njerëzit tek të cilët ajo besonte më shumë", zbulon Dr. Alpion. "Nuk është kjo e vetmja tradhti që ndesh në kërkimin tim. Ajo ishte një nga personalitet më të shquara fetare të shekullit të njëzetë që ngrinte pyetje dhe në varfëri ajo u dorëzua tek kolegët fetarë të cilët, kur ajo u tha në mirëbesim se nuk besonte në Zot, më kotë u përpoqën t'ia ndërrojnë pikëpamjet me argumente bajate."

Rezultatet e kërkimit do të botohen në librin e ri "Who Betrayed Mother Teresa? - Faith and Disbelief in Postmodernity" (Kush e tradhtoi Nënë Terezën? - Besimi dhe dyshimi në epokën postmoderne" më 2011.Në librin e tij paraardhës "Mother Teresa: Saint or Celebrity?" (Nënë Tereza : Shenjtore apo e famshme, Routledge, 2007) i botuar gjithashtu edhe në italisht (Salerno Editrice, 2008), Dr. Alpion shqyrton ndikimin traumatik që pati tek Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (emri origjinal i murgeshës) vdekja e papritur e të atit kur ajo ishte 9 vjeç, dhe përpjekjet e saj për ta zëvendësuar babanë e saj biologjik me një at hyjnor.

Në studimin e ri, Alpioni identifikon dhe analizon disa nga arsyet e këmbënguljes së misionares për mos të folur për jetën e saj personale dhe në veçanti për atë periudhë kur dështuan përpjekjet e saj që të bindte kishën për të asgjësuar letrat e saj, ditarët dhe rrëfimet e shkruara në posedim të etërve të saj shpirtërorë.Kërkimi aktual i Alpionit është i pari studim akademik që e trajton besimin e lëkundur të Nënë Terezës duke mos u nisur nga pikëpamjet e besimtarëve, as nga pikëpamjet e evolucionistëve dhe ateistëve.

Në këtë vepër Alpioni, studiues shqiptar që jeton prej afro njëzet vjetësh në Britani, tashmë lektor i Sociologjisë, në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Birmingamit, i referohet korrespondencës që ai ka patur për mungesën e besimit të Nënë Terezës në tre vitet e fundit me Papa Benediktin XVI dhe disa rrëfyes të Nënë Terezës.Dr. Alpioni së shpejti do të fillojë të japë leksione nëpër botë, ku, si edhe në rastin e studimeve të tij të tjera, ai ka për qëllim t'jua prezantojë rezultatet e tij audiencave akademike të interesuara për sociologjinë dhe fenë.


"Kjo është ndoshta vepra më e vështirë që kam për të shkruar ndonjëherë në jetën time", thotë Alpioni. "Kam bërë shumë kërkime shpirtërore që prej vitit 2003 kur për herë të parë më kapi një interes i fortë për Nënë Terezën. Leksionet do të shërbejnë si një platformë për të diskutuar vlefshmërinë e pohimeve para botimit të librit."Kujtojmë se ky studiues ishte i vetmi akademik që në mënyrë të çiltër kritikoi botimin e letrave të Nënë Terezës.


Ai është autor i veprave "Vouchers" (Kuponat, 2001), "Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt" (Kompleksi i të huajit: Ese dhe trille për Egjiptin, 2002), "If Only the Dead Could Listen" (Sikur të vdekurit të dëgjonin, 2008), dhe "Encounters ëith Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa" (Takime me qytetërimet: Nga Aleksandri i Madh 2009).Kërkimet e tij të fundit janë përfshirë në studimin "Orientalism as Moral Coëardice" (Orientalizimi si frikë e moralshme" në të cilin ai trajton ndikimin nga themelet tek vendet e vogla të prodhimit në masë, vetëbesimin dhe degjenerimin e tyre, të kulturës së tyre tradicionale e cila është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së njerëzimit. 

 

 

Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama