Nene pse ma more jeten?

Nënë, pse ma more jetën?
Gjithsesi, askush nuk mund t‘ia heqë të drejtën një gruaje të marrë vendimin e saj që lidhet me këtë problem, të pranojë shërbimin e mjekut, përkujdesjen dhe ndihmën psikologjike, me qëllim që në të ardhmen të jetë e lumtur.

Falë grupeve "pro-life" (pro-jetës), qëllimi i të cilave është të ndihmojnë gratë për të mos abortuar, femrat mund të gjejnë mbështetje dhe ngrohtësi, por mbi të gjitha i ndihmojë të gjejnë një zgjidhje për problemin e tyre. Për të qenë sa më bindës, këto grupe shpërndajnë trakte kundër abortit me slogane të tilla: "Nënë, përse ma more jetën?" Mesa duket qëllimi i këtyre grupeve është që të vënë në sedër femrat të cilat vendosin t‘i japin fund shtatzënisë së tyre.

Para pak kohësh, një vajzë 18-vjeçare, u përpoq t‘i jepte fund jetës një javë pasi kishte abortar, sepse çdo çast dëgjonte t‘i pëshpëriste dikush në vesh "vrasëse" dhe menjëherë i vinin ndërmend momentet e tmerrshme të abortit. Incidente të tilla, kur vajzat e reja përpiqen të vrasin veten, sepse nuk arrijnë t‘i fshijnë nga kujtesa torturat pas abortit, janë shumë të shpeshta.

Të gjithë e dimë se aborti është i dëmshëm, ka efekte negative për shëndetin e një gruaje, si fizike ashtu edhe psikologjike.

Gjithsesi, nëse aborti ndodh, një grua nuk duhet të ndëshkohet për këtë, por duhet ndihmuar që ta kalojë eksperiencën e hidhur, me sa më pak pasoja. Femrat që abortojnë mund të mbeten sterile, ose të kenë probleme serioze me shtatzëninë pasardhëse. Ndërprerja e shtatzënisë mund të shkaktojë shterpësi në 10 ose 15 për qind të rasteve. Gjithashtu mund të sjellë një sërë sëmundjesh. Si çdo ndërhyrje tjetër, një abort mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe me pasoja fatale për jetën. Asnjë femër nuk mund t‘i shpëtojë rrezikut të inflamacionit, hemorragjisë dhe komplikacioneve të tjera. Ndërprerja e një shtatzënie mund të sjellë ndarjen e një familjeje. Shpesh aborti është bërë shkaku kryesor i problemeve dhe mosmarrëveshjeve familjare. E në fakt nuk është vetëm aborti ai që krijon pakënaqësi e konflikte. Edhe lindja e një fëmije mund të provokojë pasoja të tilla.

Pavarësisht paragjykimeve të shumta, askush nuk mund ta dijë nëse femrat pendohen apo jo për vendimin e marrë. Ky është rreziku i lirisë, për të gjithë është një çështje përgjegjësie.

Ndër të tjera, nëse një grua është e bindur se ka bërë një krim, ku supozohet se është ndëshkuar për këtë vepër, ajo është e aftë ta shndërrojë jetën e saj në një ferr.

Shpesh femrat detyrohen të abortojnë për të mos rritur fëmijë të padëshiruar. Për ta përmbledhur me pak fjalë, aborti është mënyra më e thjeshtë për të zgjidhur një problem social dhe moral. Dëshira për të kapërcyer një problem madhor mund të zëvendësohet menjëherë me depresionin pas abortit, faktor ky që rrjedh nga një çekuilibër mes dëshirave të vërteta të grave dhe sferës sociale.

Ato femra, të cilat dëshirojnë ta mbajnë fëmijën e tyre, por që për shumë arsye janë të detyruara të abortojnë, vuajnë më shumë në këtë pikë. Nëse ndonjëra prej këtyre femrave (e ka abortuar pa dëshirë fëmijën) ka vështirësi në shtatzëninë tjetër, ndihet fajtore dhe e vuan më shumë këtë fakt.

Nëse ju ushqeni kësisoj mendimesh në lidhje me abortin dhe dëshironi ta zvogëloni numrin e tij në maksimum, atëherë kontribuoni dhe ndihmojini femrat që vuajnë nga kjo gjendje, duke u folur për pasojat fatale të abortit. Ndihmojeni një grua që, edhe pse i do fëmijët, ka vendosur të abortojë, pasi mendon se për të dhe foshnjën e saj nuk ka vend në këtë botë. Është shumë e thjeshtë t‘i ofendosh dhe t‘i poshtërosh femrat, t‘i pyesësh pse vendosën të bënin një abort.

Mos gjykoni, sepse as ju nuk do të gjykoheni.


Gazeta: Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama