Neni 88 i rekomandimeve te Venecias Exit shpjegon

Neni 88 i rekomandimeve të Venecias  Exit shpjegon

Nenit 88 i rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi është bërë diskutim i zakonshëm, për shkak të faktit se pakica parlamentare këmbëngul në zgjidhjen e mosdakordësisë me shumicën duke zbatuar rekomandimin e këtij neni (siç kemi komentuar më parë).

Exit shpjegon më poshtë çfarë sugjerohet në këtë rekomandim.

Neni 88 i rekomandimeve të Komisionit të Venecias, apo siç njihet ndryshe neni i "vendeve të rezervuara", ndër të tjera, sugjeron:

Çfarë do të thotë më konkretisht ky propozim?

Së pari, ai thotë që opozita duhet të ketë ndikim në zgjedhjen e këtyre kandidaturave, pra anëtarët nuk duhet të zgjidhen me mekanizma që përjashtojnë çdo ndikim të vërtetë të pakicës.

Së dyti, ai propozon një formulë të caktuar (shpjeguar më poshtë) dhe le të hapur formula të tjera, të cilat duhet të plotësojnë kushtin e parë, më sipër.

Formula që përmendet tekstualisht në rekomandin, i ashtuquajturi mekanizëm i "vendeve të rezervuara", garanton që pesë vendet e anëtarëve në katër institucionet e reja që krijohen u rezervohen, në mënyrë proporcionale, propozimeve të shumicës dhe pakicës parlamentare--një numër i caktuar i anëtarëve duhet të zgjidhen me votim nga kandidaturat e propozuara nga shumica dhe një numër tjetër anëtarësh nga kandidaturat e propozuara nga pakica. Numrat përcaktohen afërsisht proporcionalisht në bazë të përqindjes së vendeve që shumica dhe pakica kanë, respektivisht, në Kuvend.

Për ta ilustruar këtë mekanizmin, le të marrim rastin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ).

KLGJ do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga të cilët do të jenë gjyqtarë dhe do zgjidhen me votim nga të gjithë gjyqtarët e vendit, kurse pesë të tjerë janë juristë të cilët nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë, pra janë juristë nga jashtë sistemit.

Nëse zbatohet rekomandimi i Nenit 88 të Komisionit të Venecias, zgjedhja e këtyre pesë anëtarëve të KLGJ-së që vinë nga jashtë sistemit duhet të bëhet me procedurën e mëposhtme:

Një variant i kësaj procedure është që shumica dhe pakica të propozojnë secila nga dy anëtarë, kurse anëtari i pestë të propozohet nga shoqëria civile dhe të miratohet me tre të pestat e votave në Kuvend.

Në variantin aktual që mbështetet nga Kryeministri Rama, procedura e zgjedhjes është si më poshtë:

Kjo do të thotë se në këtë variant, zgjedhja e anëtarëve të pesë institucioneve të përmendura më sipër do të bëhet, praktikisht jashtë Kuvendit, çfarë është një rast i rrallë në mos unik në botën demokratike perëndimore.

Për variantin aktual të shumicës (më sipër), Kryeministri Rama bëri, para pak ditësh, lëshimin që në vend të votimit me tre të pestat (84 deputetë), ai është gati të pranojë votimin me dy të tretat (94 vota).

Por ky lëshim nuk ka ndonjë pasojë apo vlerë praktike, pasi, sikurse u shpjegua më sipër, në këtë variant Kuvendit rrallë do t'i mbetet zgjedhja e anëtarëve--me shumë gjasa, Kuvendi do të bllokohet, qoftë edhe si presion për çështje të tjera, dhe zgjedhja e anëtarëve do t'i kalojë Këshillit të Emërimeve, cili nuk ka asnjë lidhje me Kuvendin, as në mënyrën e zgjedhjes së tij dhe as në mënyrën e funksionimit apo të kontrollit ndaj tij, duke shmang çdo ndikim të opozitës në proces.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama