Nenshkrimi i MSA-se Basha Arritje madhore e Kosoves

TIRANË, 27 Tetor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti të martën nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, duke e konsideruar një hap historik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

"Kosova hodhi sot një hap historik në drejtim të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian. Nënshkrimi i MSA është një arritje madhore e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës dhe një investim i sigurtë për interesat kombëtare të shqiptarëve kudo ku janë. Urime Kosovë!", thuhet në një deklaratë zyrtare të kryetarit të Partisë Demokratike. /a.s/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama