Nenshkrimi i MSA-se Bushati Kosova me prane me Evropen

Ministri-i-Puneve-te-Jashtme-Ditmir-Bushati-ne-konference-per-shtyp-Foto-Florian-Abazaj2-523x3503-299x200TIRANË, 27 Tetor/ATSH/- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përshëndeti sot nënshkrimin e marrëvshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kryediplomati shqiptar me anë të një postimi në rrjetet sociale, vlerëson se "nënshkrimi i MSA-së midis Kosovës dhe BE-së plotëson rrjetin e Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit të BE-së me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe ankoron më tej Kosovën në ujrat europiane".

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të martën në Strasburg, Marrëveshjen për Stabilizim-Asociimin e Kosovës me BE-në. Marrëveshja, nga Bashkimi Evropian u nënshkrua nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ndërsa nga Kosova, në emër të qeverisë Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku./b.k//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama