Nente menyra sesi ta ruajme romancen ne lidhjen tone

Nëntë mënyra sesi ta ruajmë romancën në lidhjen tonë
Të gjithë e dimë – edhe pse nuk e pranojmë gjithmonë – se, me kalimin e kohës edhe te lidhja më e fortë e dashurisë vjen deri te zbehja e kësaj ndjenje. Ja si ta ruajmë dashurinë në lidhjen tonë martesore

1. Bëni gjithmonë shaka
 
Qeshja është çelës i një lidhjeje të mirë. Edhe kur nuk jeni në humor të mirë, apo kur jeni të stresuar, mundohuni që të gjeni ndonjë gjë që do t’ju bëjë të qesheni. Në këtë mënyrë problemet tuaja do të duken më të vogla dhe më të lehta, e partneri juaj do të marrë pjesë aktive në këtë.
 
2. Mos kurseni komplimentet
 
Edhe pse kjo mund të duket e parëndësishme, partnerin bashkëshortor duhet vazhdimisht që ta lavdëroni, sidomos kur bën diçka mirë. Nëse i thoni burrit tuaj se, psh, ka gëlqerosur për mrekulli shtëpinë, apo se ju ka ndihmuar shumë që ua ka rregulluar hekurin për hekurosje, ai do të ndihet më mirë dhe më me lehtësi do t’i përballojë punët.

3. Dërgoni mesazhe të dashurisë
 
Pa marrë parasysh se sa të zënë mund të jeni në punë, gjithmonë mund të gjeni rast dhe kohë për t’i dërguar bashkëshortit/es tuaj një porosi sms të dashurisë. Kjo mund të mjaftojë për t’ia bërë me dije atij/asaj se mendoni vazhdimisht në të.

4. Gjeni kohë vetëm për veten

Punoni tërë ditën dhe, kur të ktheheni në shtëpi, keni ndjenjën se duhet të rrini me partnerin deri në fund të mbrëmjes. Kjo është në rregull, por ndonjëherë duhet ta kaloni kohën e lirë edhe ndaras, secili për shije të vet. Psh, derisa ai lexon gazetën, apo bën atë që preferon, ju mund ta shikoni serinë tuaj të preferuar TV.

5. Shpreheni dashurinë me prekje
 
Mos harroni çdo ditë që të putheni dhe të ledhatoheni. Prekja ka rëndësi të madhe, prandaj kurrë mos mendoni se e keni tepruar. Mëngjesi është moment i përshtatshëm që të filloni me praktikimin e kësaj këshille, por edhe më vonë, gjatë ditës, do të keni raste të tjera.

6. Mos e shpikni dhembjen e kokës në dhomën e gjumit

Seks, seks dhe vetëm seks. Kjo është mënyra më efikase për ta larguar stresin dhe për t’ia bërë me dije partnerit bashkëshortor sesa joshës është ai për ju.

7. Ndani me partnerin mendimet tuaja

Duhet të keni respekt aq të mjaftueshëm midis veti, sa që të jeni të sinqertë dhe të hapur gjatë bisedës. Thojeni atë që mendoni edhe nëse partneri juaj nuk do të pajtohej me atë gjë, por po ashtu me të ndani edhe atë që ju bën të kënaqeni së bashku, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për muzikë, film, apo për ndonjë gjë tjetër.

8. Bisedoni edhe para se të flini
 
Përpiquni që, sa herë që të jetë e mundur, të bini për të fjetur në të njëjtën kohë. Derisa t’ju marrë gjumi bisedoni për gjithçka që ju vjen në mend. Do të shihni se kjo është një përvojë shumë e mirë.

9. Vazhdimisht bëjani me dije sesa e doni
 
Dhe, në fund, ajo më e thjeshta: nuk është zor që partnerit ruaj martesor çdo ditë ti thoni se sa e doni, me kusht që kjo të jetë edhe e vërtetë, përndryshe ka efekt krejt të kundërt.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama