"Të thash nënë, nuk mundem më, nuk dua të futem në operacion dhe rrezatim. Kam mbaruar me këtë”, ka cituar nëna e pikëlluar fjalët e birit të saj, të cilit operacioni do t’ia shtonte jetën edhe për tre muaj, shkruan “Oakland Press”.
Mjekët nuk e dinë nëse djali do ta përjetojë ditëlindjen e tij të dhjetë, të cilën do të duhej ta festonte më 24 maj.
"Gjithmonë kam qenë me të, këtu jam për gjithçka që duhet, do t’ia plotësojë çdo dëshirë dhe do ta dua përgjithmonë”, ka thënë nëna e tij për CNN, duke shtuar se përvojën më të rëndë në jetë e ka pas kur djali ua tha lamtumirën vëllezërve të tij. Edhe pse Ryani i vogël nuk e di se çka është rrjeti social Twitter, pasi një mik i familjes ka shkruar aty një lutje për të, me shpejtësi të madhe në botë u përhap lajmi për djaloshin e sëmurë të cilit edhe personalitetet e famshme i kanë dhënë mbështetje.