Nentoka e Kosoves vlen 7.6 miliarde euro. Po Shqiperia sa vlen?

Nentoka e Kosoves vlen 7.6 miliarde euro. Po Shqiperia sa vlen?

Shfrytëzimi i të gjitha resurseve minerale ne Kosove, brenda një periudhe prej 25 vjetësh, shihet të jetë mbi 7.6 miliardë euro dhe paralelisht mundëson krijimin e 20 mijë vendeve të punës. Vetëm qymyr, në tërë Kosovën, vlerësohet se janë 12.5 miliardë tonë. Këto shifra, sipas Strategjisë Minerare 2010-2025, mund të jenë edhe me të larta.

Shqiperia nuk e ka ende te qarte se sa vlen toka dhe nentoka e saj por Kosova sikur të gjitha resurset fitimprurëse minerale të shfrytëzoheshin, brenda një periudhë kohore prej 25 vjetësh, Kosova do të përfitonte 7.6 miliardë euro, dhe paralelisht me këtë, do të hapeshin 20 mijë vende të punës. Për me tepër, në Strategjinë Minerare të Kosovës 2010-2025, thuhet se në mungesë të hulumtimeve gjeologjike gjatë 20 viteve të kaluara, Kosova ka mundësi të mira për të zbuluar vendburime minerale të reja, si dhe zgjerimin e rezervave aktuale.

Sipas kësaj strategjie, vetëm resurset e qymyrit të vlerësuara në gjithë Kosovën janë 12.5 miliardë tonë, prej të cilave 8.6 miliardë tonë janë rezerva të shfrytëzueshme. “Qymyri (linjiti) është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike”, thuhet në Strategjinë e Qeverisë së Kosovës, për minierat.

Nga resurset e tjera, për naftë dhe gaz, do të fillojnë hulumtimet. Deri tani, të dhënat bazohen në hulumtimet e kryera në vitin 1963 nga Nafta-gasi i Novi Sadit. Ato kanë rezultuar me përcaktimin e gjashtë njësive tektoniko-faciale, si potenciale për paraqitjen e hidrokarbureve. Sipas Strategjisë, posaçërisht është veçuar njësia e pjesës veriore të basenit të Dukagjinit, ku është konstatuar se duhet të vazhdojnë hulumtimet, për mundësinë e pranisë së naftës dhe gazit në Kosovë.

Ndërkaq, sa u përket mineraleve metalore, vendburimet me të rëndësishme të plumbit dhe zinkut gjenden në të ashtuquajturin “Brezi metalogjenik i Trepçës”. Në ketë mes hyjnë miniera “Trepça”, në Stanterg, Badofci, Kishnica, Artana, Bellobërda dhe Cërnaci. “Miniera e Stantërgut me vendbanimet që e rrethojnë, ka rezerva të metaleve në xehe, 1,542,990 tonë plumb, 1,248,672 tonë zink dhe 2,634,294 kg argjend”, thekson strategjia minerare e Kosovës.

Po ashtu, kompleksi i minierave Artanë-Hajvali, thuhet se karakterizohen me përbërje të lartë të metaleve të çmueshme të arit dhe argjendit.

Në minierën e Artanës, përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen me të lartë të arit në Kosovë. “Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2.700 kg”, konstatohet në këtë strategji, shkruan ekonomiaonline.

Sipas këtij dokumenti të hartuar nga Qeveria e Kosovës, nëse të gjitha resurset fitimprurëse minerale zhvillohen brenda një afati kohor prej 9 deri në 40 vjet, kontributi total i vlerësuar makroekonomik, do të ishte rreth 7.6 miliardë euro dhe me potencial punësimi prej rreth 20 mijë personave.

Megjithatë, pranohet se gjendja aktuale e sektorit minerar nuk mundëson arritjen e një zhvillimi të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës. Prandaj, kërkohet reformimi dhe ristrukturimi i tij dhe pastaj shfrytëzimi maksimal i resurseve minerale. Katër sfidat kryesore ekonomike në ketë sektor, që nxjerr kjo strategji, janë zhvillimi i minierave të reja të linjitit për furnizimin e sektorit të energjisë, zgjerimi i aktiviteteve të kërkimit, rivitalizimi i bizneseve fitimprurëse të kompleksit “Trepça” dhe nxjerrja dhe përpunimi i rezervave të tjera të mineraleve.

Ristrukturimi i sektorit minerar duhet të jetë i atillë që të mundësojë partneritete publike-private


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama