Neomigjeniane I gjeni nje qytet Migjenit Ekspozite dedikuar vepres se shkrimtarit te madh

TIRANE, 22 Tetor / ATSH /- 21 piktura dhe skulptura vepra këto të realizuara nga po 21 artistë, janë prezantuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Arteve, në sallën e ekspozitave të përkohshme, nën titullin ekspozitës "Neomigjeniane - I gjeni një qytet Migjenit".

21 veprat e firmosuara nga artistët Stefano Albanese, Arben Ajo, Izabela beisert, Lume Blloshmi, Marco Fantini, Renee Fuhrer, Helidon Haliti, Edi Hila, Ardian Isufi, Idlir koka, Genti Korini, Anastas Kostandini, Ilias Christo, Greta Dhaskal Lami, Agim Muka, Manuela Nicolini, Simone Pellegrini, Rakip Shabani, Zini Veshi, Gembi Xerxa dhe Enkelejd Zonja erdhën në këtë ekspozitë në kujdesin e kuratorit Krenar Zejno i cili solli nëpërmjet shfaqjes së tyre teknika dhe periudha të ndryshme si "një rrugëtim mes artit pamor dhe dëshmisë së shkruar të shkrimtarit në letërsinë shqipe, vazhdimisht koherente".

"Koncepti kuratorial për të shprehur një mesazh, një realitet, një ide, apo parashikim, përmes pikturës, e cila gjen vehten me ose padashje në kontekstin migjenian, më bëri të bashkoj veprat e këtyre autorëtve dhe t'i sjell në këtë ekspozitë, edhe pse secili prej tyre nuk ka pasur këtë qëllim", ka sqaruar kuratori Zejno, lidhur me ekspozitën kushtuar Migjenit.

Sipas Zejnos, kjo ka ndodhur jo vetëm nga tundimi për të ekspozuar, por për të rrëmuar në më të padukshmen e veprës së tyre.

"Ky kërkim në artin pamor, i dedikohet Migjenit dhe vetë veprës së shkrimtarit, për t'u parë e kuptuar në të gjithë thellësinë e saj", thekson kuratori Krenar Zejno.

./k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama