Nertila Koka-Kengetarja e embel e skenave

Nertila Koka-Këngëtarja e ëmbël e skenave
1. Cila është ideja jote për lumturinë e vërtetë?

Është shumë e vështirë të përkufizosh lumturinë, por do të thoja që një njeri është me të vërtet i lumtur kur arrin të njohë lumturinë që e rrethon. Lumturinë e vërtet njeriu e provon kur arrin qëllimet e tij që shoqërohen me gëzime shumë të mëdha.

2. Cila është frika më e madhe?

Të humbas atë që kam më të shtrenjtë.

3. Kë person të gjallë admiron më shumë?

Mamanë time.

4. Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë?

Njerëzit e mirë të pafat.

5. Ekstravaganca jote më e madhe?

Në kohën e diktaturës ishin fustanet me të cilat dilja në skenë, një pjesë e të cilave stiluar nga mamaja ime. Më pëlqen e thjeshta dhe jam e kënaqur me të.

 6. Cili është udhëtimi yt i preferuar?

Ardhja me pushime në Shqipëri.

7. Në ç'rast mund të gënjesh?

Kur është e domosdoshme për të shmangur keqkuptime

8. Personi që përçmon më shumë?

Njeriu hipokrit.

9. Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh?

Faleminderit, zemra e mamit, shpirt.   

10. Pengu yt më i madh?

 Pengu im më i madh është largësia e prindërve dhe e motrës. Mungesa e njerëzve të mi të dashur veçanërisht në festa familjare, për shkak të largësisë gjeografike.

11. Kur dhe ku ke qenë e lumtur?

Shumë herë dhe në rrethana të ndryshme (për fat të mirë)

12. Në ç'gjendje shpirtërore je tani?

Pak e lodhur, por shumë e kënaqur

13. Nëse do të mundeshe të  ndryshoje diçka te vetja, çfarë do ishte ajo?

Të mos isha kaq e ndjeshme.

14. Ç'gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe?

Arritja ime më e madhe? Familja ime dhe karriera.  

15. Po të vdisje dhe të mund të rimishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do doje të ishe?

Do të doja të rimishërohesha në një zanë fatsjellëse për njerëzit.

16. Po sikur të mund shndërroheshe në diçka ç'do të doje?

Nuk dua të shndërrohem në fakt, pasi jam shumë mirë kështu si jam, por nëse kjo do ishte e detyrueshme, do të doja të shndërrohesha në një lule shumë të bukur dhe me aromë të mrekullueshme.  

17. Kë quan pikën më të thellë të mjerimit?

Të mos jesh i lirë e të humbasësh njerëzit që do më shumë.

18. Ku do të pëlqente të jetoje?

Kudo qoftë, e rëndësishme është të kem me vete ata që dua.

19. Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara jote?

Kur krijoj me fëmijët, kur këndoj...

20. Cila është karakteristika jote më e spikatur?

Dashuria për njerëzit.

21. Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull?

Mençuria, sinqeriteti.

22. Veçoria që pëlqen më shumë te një femër?

Pavarësia, inteligjenca dhe shija që ka për t'u rregulluar.

23. Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Nga shkrimtarët shqiptarë, pa asnjë dyshim Vath Koreshi, daja im i dashur. Nga të huajt kam shumë; Danielle Steel , Dan Brown...

24. Cili është heroi yt në art?

Nga artistet shqiptarë balerini Ilir Kerni, regjisori dhe porfesori im i mjeshtërisë së aktorit, Gëzim Kame. Nga të huajt Luciano Pavarotti, Frank Sinatra …

25. Kë ke heronj në jetën reale?

Burrin tim, Sokolin.

26. Cilat gjëra nuk të pëlqejnë fare?

Pabesia, gënjeshtra.

27. Si do të pëlqente të vdisje?

Nuk e di akoma(nuk e kam me qejf këtë pyetje). Shumë plakë, me fëmijët të rregulluar, me Sokolin pranë, e zhytur në kolltuk, duke pirë çaj dhe duke dëgjuar muzikën që më pëlqen shumë.   

28. Cila është motoja jote?

Respekt, zemërgjerësi, punë sa më shumë.

Marre nga : Revista Jeta

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama