Nese ai te tradhton…me mendje

Nese ai te tradhton…me mendje
Sigurisht që ndodh. Disa e tolerojnë e disave ju duket e rëndë…për ju kemi ca porosi!

Aaaa! Më ka tradhtuar! Nuk e di në do mundem ta shoh në sy. Nuk di si do bëj për të rifituar prapë besimin te ai. Tradhtari! Kjo ndodh. Dhe të reagosh nuk është aspak e çuditshme, absolutisht, duke qenë se tradhtia mbetet një nga gjërat më të shëmtuara dhe dramatike për çdo çift. Por është pak e tepruar nëse provokohet I njëjti reagim edhe kur tradhtia është “virtuale”. Virtuale? Po pra, ato tradhtitë e bëra me sy dhe fantazi, të cilat kur I kapim në ajër na bëjnë të ndihemi keq e gati-gati të vëmë në diskutim lidhjen. Disa nga ju, jemi të sigurt se po vazhdojnë të lexojnë me vëmendje.

Disa ama janë ndoshta duke thënë: UUuuuuu, e pse u zgjidh gjë ai problemi, I vërteti, I tradhtive prej vërteti, e tani ngelën për t’u diskutuar tradhtitë me mendje? Të dashura lexuese, ne këtu sigurisht nuk pretendojmë të zgjidhim probleme, thjesht tentojmë t’ua lehtësojmë pak ato. Dhe mos thoni dhe ju që nuk e keni problem nëse partneri juaj rri tërë mbrëmjen duke parë këmbët e asaj tjetrës në tavolinën ngjitur, nëse nuk ju ha meraku seç bën ai në Facebook me gjithë ato friends-a që ka, shumicën e të cilave (se te femrat është problemi) ti as nuk i njeh fare, e madje nuk u jep as 22 vjeç…Situata si këto ka pa fund. Vajzat, gratë, pavarësisht nga vitet e lidhjes, iu ndodh të bëhen merak, shumë madje, për tradhtitë me mendje të partnerit të tyre dhe pse ato e dinë se nuk është njëlloj si t’i tradhtojë me të vërtetë. “Po fakti që ai e mendon…” nisin gjithmonë me këtë frazë shqetësimet e tyre. Prandaj ne do flasim pikërisht për këtë.

Pyetja që bëjmë duke marrë shtysë nga tema, është kjo që vijon: të tradhtohesh me imagjinatë është vërtet kaq e tmerrshme? Ne na duket se nuk është dhe ja përse …

1. E para, është shumë banale ndoshta, po edhe më e fortë: të tradhtohesh me mendje nuk është aq e rëndë, është sigurisht shumë shumë më pak dramatike se të tradhtohesh në të vërtetë. Këtë, të dashura mikesha, duhet ta fusni në kokë.

2. Doni të besojmë se kurrë, po kurrë, nuk jeni prekur nga një fantazi erotike, si me aktorin tuaj të preferuar? Apo me avokatin e  ri që ka ardhur në zyrat tuaja? Mos u lodhni të thoni jo se nuk do ju besojmë!

3. Një burrë, sipas statistikave, mendon për seksin të paktën 10 herë. Në ditë! Mendoni vërtet se keni të drejtë të jeni objekti ekskluziv I fantazive të tij erotike? Mmmm…

4. Nuk jua ka përmendur asnjëherë idenë se ndonjëherë jeta seksuale bëhet e ndryshme dhe argëtuese pikërisht ngaqë, virtualisht kuptohet, janë edhe gra të tjera në fantazitë e tij? Jo? Provoni ta mendoni, nuk do shkoni më larg se realiteti I fakteve.

5. E për ta mbyllur: një tjetër pikë në favor të “arrative” të tij virtuale. Duke ditur se ai ka gra të tjera, virtualisht eh, do ju bëjë të ndiheni më pak në faj të gjitha herët kur e famshmja dhimbje koke do ju bëjë të shkoni në krevat me një palë pizhama dhe një kokërr aspirinë në trup. Për ta kënaqur do mendojë një nga mikeshat e tij virtuale!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama