Nese i beson instinktit nuk gabon kurre

Nese i beson instinktit nuk gabon kurre
Vetëm instinkti e di se çfarë ju nevojitet vërtet për të kapërcyer vështirësitë dhe për të jetuar të lumtur. Vlerësimi i pasionit dhe dëshirës është shumë i rëndësishëm për të zhvilluar shqisën e të nuhaturit dhe intuitën. Së bashku me këto të fundit mund të rigjejmë spontanitetin, që është edhe sekreti për të jetuar mirë

Çfarë është instinkti dhe për çfarë shërben

Instinkti është si themelet e shtëpisë, rrënjët e bimës, burimi i një lumi, ose më saktë baza mbi të cilën mbështetet ekzistenca e njeriut. Instinkti është zëri i natyrës te ne, i mbështjellë me një fuqi të madhe për mirëqenien tonë. Te kafshët instinkti bën bëma të pabesueshme: për shembull bletët i ndiejnë lulet kilometra larg; një qen mund ta njohë të zotin edhe pas shumë vitesh. Por ndryshe nga kafshët ndodh shpesh që njerëzit të tremben nga instinkti dhe përpiqen që ta kontrollojnë atë. Kjo ndodh, sepse instinkti lind para se të krijohet ideja jonë mbi të mirën dhe të keqen. Por është pikërisht kjo karakteristikë që e bën të nevojshëm për të realizuar natyrën tonë, njësoj siç u ndodh gjallesave bimore dhe shtazore.

Instinkti është si themelet e shtëpisë, rrënjët e bimës, burimi i një lumi, ose më saktë baza mbi të cilën mbështetet ekzistenca e njeriut

Nëse i beson instinktit do të gjesh rrugën e duhur

Shumë gjëra mund t’ua hapin ose mbyllin dyert sjelljeve instinktive. Të tilla janë: bindjet tona personale, mendimi që kemi për jetën, mënyra sesi sillemi me veten, rolet që interpretojmë, por edhe edukimi, bindjet fetare, kultura, edukata, morali. Nëse të gjitha këto nuk bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, instinkti mund të rrjedhë lirisht dhe sjellja jonë do të jetë në harmoni me rregullat e vendosura nga natyra. Në rast të kundërt mund të lindë një konflikt i brendshëm që rrezikon të na bllokojë, na bën të shtiremi dhe të jemi të pakënaqur. Shpeshherë kur gabojmë në jetë ndodh pikërisht se nuk ndjekim instinktin, por rregullat dhe bindjet, ose kushtëzohemi nga frika dhe ndjenja e fajit. Bëjmë zgjedhje me kokë e jo me zemër dhe pastaj ndihemi keq. Në anën tjetër, nëse vendosim ta dëgjojmë instinktin ai bëhet pjesë e jona dhe mënyrës natyrale sesi ne sillemi, njësoj si fara që mbin, luani që hungërin, ose si delja që blegërin.

Ai që i vendos kushte vetes jeton keq

Për shembull: “Duhet të frenohem, po sillem si një njeri i pacivilizuar”; “Fantazoj për gjëra që më vjen turp”; “Më tërheq shumë, por kam vendosur të mos dorëzohem; “Nuk i duroj dot, por shtirem sikur nuk ka ndodhur gjë”; “I thashë që do të shkoj, kështu që nuk mund t’i dal fjale”.

Përse nuk shkon kështu?

Nëse i përmbahemi shprehjes që instinkti nuk duhet ta bezdisë jetën tonë, për shembull siç dëshmojnë frazat e lartpërmendura, mund të nxisin një konflikt të brendshëm kronik, që mund të na detyrojë të marrim vendime që nuk na përkasin dhe na shtyjnë të jetojmë një jetë të rreme.

Kush dëgjon zërin e instinktit ka më shumë avantazhe

Për shembull, fraza të tilla janë: “Isha në krizë, por diçka brenda meje më këshilloi se çfarë të bëja; e ndjeva sikur ishte burri i jetës sime, por mos më pyet përse; nuk shkova, sepse nuk më frymëzonte. Vetëm më pas e kuptova se mora vendimin e duhur”.

Përse funksionon kështu

Kur ne lëmë që instinktet të rrjedhin lirshëm dhe përkthehen menjëherë në emocione, ndjenja, mendime, ide, krijimtari, atëherë nga zonat e thella të trurit vjen frymëzimi për të zgjedhur gjithmonë rrugën e duhur dhe në këtë mënyrë mund të jetoni në një gjendje harmonie.

Vendimmarrja

Vendimmarrja është një aktivitet që njerëzit e përsërisin çdo ditë me qindra herë, duke varjuar nga vendimet më të vogla, si për shembull se çfarë do të veshë në mëngjes para se të dalë, çdo të blejë për të ngrënë apo për të pirë, e deri tek ato më të komplikuarat siç janë vendimet profesionale. E megjithatë, pavarësisht se bëhet fjalë për një proces të përsëritur deri në pafundësi, kjo detyrë i ngarkohet në shumicën e rasteve intuitës. Nëse do të donte të bënte një zgjedhje tërësisht racionale, individit në fjalë do t’i duhej fillimisht të ekzaminonte në detaje të gjitha mundësitë e tjera dhe në fund të zgjidhte alternativën më të mirë logjike.

Zgjedhja – Kur ne lëmë që instinktet të rrjedhin lirshëm dhe përkthehen menjëherë në emocione, ndjenja, mendime, ide, krijimtari, atëherë nga zonat e thella të trurit vjen frymëzimi për të zgjedhur gjithmonë rrugën e duhur

Avantazhet – Nëse vendosim ta dëgjojmë instinktin ai bëhet pjesë e jona dhe mënyrës natyrale sesi ne sillemi, njësoj si fara që mbin, luani që hungërin, ose si delja që blegërin

Autokontrolli – Te kafshët instinkti bën bëma të pabesueshme: për shembull bletët i ndiejnë lulet kilometra larg; një qen mund ta njohë të zotin edhe pas shumë vitesh. Por ndryshe nga kafshët ndodh shpesh që njerëzit të tremben nga instinkti dhe përpiqen që ta kontrollojnë atë

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama