Nese se ndalim terrorizmin brenda nje muaji do te arrije Evropen

Nese s'e ndalim terrorizmin, brenda nje muaji do te arrije Evropen

Terrorizmi mund përhapet shumë shpejt në Evropë dhe në SHBA, nëse nuk do të ndalohet shpejt në Lindjen e Mesme. Kështu deklaroi Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, transmeton Agjensia Shtetërore e Lajmeve e Arabisë. Kjo deklaratë e Mbretit është bërë gjatë një pritjeje për ambasadorët e huaj, mbajtur në Xhedah.

"Unë kërkoj nga ju që t’ia përcillni këtë lajm, udhëheqësve tuaj. Terrorizmi është një forcë e keqë që duhet luftuar me gjykim dhe shpejtësi. Në qoftë se e lëmë pas dore, jam i sigurtë se pas një muaji ai do të mbërrijë në Evropë dhe një muaj më pas, në Amerikë", tha Mbreti.

Riadi ka shprehur frikën se mos bëhet shënjestër e xhihadistëve, përfshirë këtu edhe qytetarët e vet, që kanë marrë pjesë në konfliktet në Irak dhe Siri. Gjatë këtij viti, u dekretuan ligje që parashikojnë vite të gjata burgimi për ata që shkojnë jashtë vendit për të luftuar. Britania ka vënë alarmin për rrezikun e terrorizmit dhe Kryeministri David Cameron ka deklaruar se Shteti Islamik përbën rrezikun më të madh për sigurinë e vendit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama