Neser akrepat e ores 60 minuta para

Neser akrepat e ores 60 minuta para
Për pak ditë, ora diellore do të ndryshojë. Natën mes të shtunës dhe të dielës, më 27 mars, në orën 2:00 do të spostojmë para akrepat e orës me 60 minuta. Në këmbim të kësaj do të kemi një orë gjumë më pak dhe një orë dritë më shumë. Neurologët: Rrezik pagjumësie, por pas 2-3 ditësh gjithçka kthehet në normalitet Sipas specialistëve, organizmi ynë mund të reagojë me pagjumësi, lodhje dhe irritim, pas një ndryshimi të tillë.

Si mund të rifitojmë ritmin e mëparshëm?

Sipas neurologëve, fakti që një orë më shumë me dritë që do të kemi e vonon orarin e gjumit, e lidhur kjo me prodhimin e melatoninës, e cila favorizohet nga errësira. Që këtu lind rreziku i pagjumësisë. Këshillohet të mbahet mundësisht e pandryshuar ora kur zgjohemi në mëngjes, për të mos ndërprerë rregullsinë e ciklit gjumë-zgjim. Gjithashtu, specialistët këshillojnë që të mos teprohet me ushqim apo pije alkoolike në darkë.

Të gjitha masat që duhet të merren pas ndryshimit të orës çojnë gradualisht në një "riprogramim" të orës së brendshme të organizmit. Sidoqoftë, neurologët shtojnë se gjithçka kthehet në normalitet në harkun e 2-3 ditëve. Përshtatja e organizmit me ndryshimin e një ore, ndryshe nga patologji dhe gjendje të tjera, është e thjeshtë. Gjithsesi, bëhet fjalë për një ndryshim minimal oraresh.

Kursehet më shumë energji

Duke përfituar një orë dritë dielli më shumë, për një periudhë kohore prej shtatë muajsh (kur do të rikthemi përsëri me orën diellore), mund të kursehet një sasi e madhe energjie, e cila në vitin 2009 ishte 643 milionë kilovat/orë, në terma ekonomikë rreth 93 milionë euro.

Si lindi ndryshimi i orës?

Për të gjetur origjinën e ndryshimit të orës, duhet të kthehemi në vitet shtatëqind. I pari që hodhi teorinë e ndryshimit të orës ishte Benjamin Franklin për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit, për kursim energjie. Në 1916 Dhoma e Përfaqësuesve në Angli i hapi rrugën British Summer Time, e cila kërkonte postimin e akrepave një orë më përpara gjatë verës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama