Neser kthehet ora diellore

Neser, kthehet ora diellore
Nesër do të zgjohemi të gjithë një orë më vonë. Kjo, sepse rikthehet ora diellore dhe akrepat do të lëvizin 60 minuta prapa. Në orën 3 të natës, mes 29 dhe 30 tetorit ora do të ndërrohet, ndërkohë që në shumë shtete të botës tashmë po përllogariten se sa janë kilovatët e energjisë së kursyer, që prej 26 marsit 2011 kur hyri në funksionim ajo që njihet si “ora e ligjshme”.

Kjo sepse, në muaj prill dhe tetor dita zgjat më shumë dhe kështu kursehet më shumë energji elektrike. Ndërrimi i orës e ka fillesën në vitet 700, kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin, e në këtë mënyrë kursehet edhe energjia. Në atë kohë ideja nuk ishte shumë e përhapur sepse kursimet ishin realisht të pakta. Por një shekull më vonë, (viti 1907) teoria u hodh sërish nga britaniku William Willet dhe në 1916-tën në Britani u votua lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës. Pas disa herësh ndërprerje me kalimin e viteve, ora diellore po zbatohet pa asnjë ndryshim që prej vitit 1066.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama