Reed Hasting, Shefi Egzekutiv i Netflix, ka thënë se kompania e tij po synon përhapje internacionale. Këtë herë, në Skandinavi. Hasing e bëri këtë njoftim sot, duke thënë se shikimi i filmave online dhe dërgimi i DVD-ve në shtëpi do të vijë në Norvegji, Danimarkë, Suedi, dhe Finlandë. Pritet që ky shërbim të fillojë para fundit të vitit.
Kjo është përhapja e katërt e kompanisë jashtë SHBA-së. Netflix solli shërbimin në Kanada në 2010-n, Amerikën Latine në Shtator të 2011-s, dhe Mbretërinë e Bashkuar në Janar të këtij viti.
Deri tani resultatet e shtrirjes të kompanisë jashtë SHBA-së kanë qënë të ndryshme. Nga 27 miliona abonues, vetëm 3.6 vinë nga jashtë Amerikës. Hasting ka shtuar se Kanada ka pasur një sukses të vogël, kurse më pak e sukseshmja ka qënë Amerika Latine.
Edhe pse Shqipëria nuk është në planet e Netflix, a do t’a përkrahnit ju një shërbim të tillë në vëndin tonë? Apo mendoni se ndonjë kompani Shqiptare do t’a bëjë të njëjtën gjë? /Tech.Al/
http://www.tech.al/netflix-hedh-hapat-e-dyta-ne-evrope/