Neutrinot me te shpejta se drita?

Neutrinot me te shpejta se drita?
Ai që u quajt zbulimi më i madh i shkencës dhe fizikantëve për 100 vitet e fundit mund të shembet e të hidhet poshtë për “shkak të një gabimi”. Bëhet fjalë për eksperimentet e CERN (Organizata Europiane e Kërkimeve Bërthamore), të cilat vitin e kaluar tronditën ligjet e fizikës teksa gjetën materien që lëvizte më shpejt se sa drita dhe e quajtur neutrino, duke hedhur poshtë teorinë e relativitetit të Albert Einstein. Rezultatet e tre eksperimenteve të njëpasnjëshme iu paraqitën organizatave dhe fizikantëve ndërkombëtarë për t’i verifikuar dhe një eufori e madhe përfshiu të gjitha këto qarqe. Por tashmë kjo eufori është zbehur disi, pas dyshimeve se matja mund të mos ketë qenë korrektë për shkak të mungesës së sinkronizimit të plotë të kohës.

Shkencëtari udhëheqës i kërkimeve në CERN, profesori Sergio Bertolluci thotë se grupi që ai udhëheq do të rinisë eksperimentet në muajin maj për duke kryer edhe njëherë matjet. Por pse nuk u gjet ky “gabim” më parë? “Është e vështirë të thuhet nëse ky eksperiment mund të kryhej më parë. Nuk e dimë me saktësi nëse matjet tona janë të sakta apo jo. Gjatë gjithë punës sonë synimi ka qenë gjithmonë gjetja e gabimeve në eksperiment. Të tilla kërkime për gabime nuk do të ndalin kurrë.

Por ekziston mundësia që të kemi gabuar në dy mënyra; e para do të sillte rritjen e kohës për distancën e përshkruar nga neutrino, që do të hidhte poshtë pretendimet tona dhe e dyta ajo që do të konfirmonte pretendimin tonë me një kohë akoma më të vogël”, thotë profesor Bertolluci. Në dy eksperimentet e CERN, neutrino, sipas rezultateve të përfituara, udhëtoi 1 të 60 miliardën e sekondës më shpejt nga cdo ta përshkruante drita të njëjtën distancë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama