Nevoja për liri në internet

Nevoja për liri në internet
Është duke u paraqitur një ballafaqim në mes të përdoruesve të internetit dhe qeverive për të vendosur se si duhet të përdoret teknologjia. Në vende si Iran, Bahrein dhe Kinë, qasja në internet është e kufizuar, me përmbajtje të ndaluar, vëzhgim të trafikut dhe liri të kufizuar. Uebi ka pasur një ndikim të fuqishëm në jetën politike gjatë ndryshimeve të fundit në politikë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Dhe kështu, liria është duke u bërë një nevojë parësore. Interneti është bërë një vend i takimit dhe ballafaqimeve të ndryshëm.

Në fakt, Kombet e Bashkuara së fundi deklaruan që ndalja e qasjes në internet për njerëzit është një shkelje e të drejtave dhe është kundër ligjit ndërkombëtar.

Si kundërpërgjigjie për këto cenime të lirisë që ka përfshirë një pjesë të internetit në disa vende, shumë organizata janë munduar që të reagojnë. Kompanitë si Google kanë protestuar për ndalesat dhe kanë lëshuar shërbime për t’iu shmangur këtyre cenimeve. Dhe disa grupe të hakerëve kanë shkuar aq larg sa kanë rrëzuar uebfaqet e qeverive Derisa disa janë në gjendje që të tejkalojnë këto ndalesa përgjatë teknologjisë, si projekti Tor, i cili ka fituar çmim, të tjerët nuk janë në gjendje t’i bëjnë këto tejkalime.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama