Nga 26.000 studente te huaj ne Turqi 482 jane nga Shqiperia

Nga 26.000 studente te huaj ne Turqi, 482 jane nga Shqiperia
Nga 26.000 studentë të huaj nga 147 vende që studiojnë në universitetet turke, 482 prej tyre janë nga Shqipëria. Kjo është statistika më e fundit e konfirmuar nga autoritetet e arsimit turk, referuar nga media "Today Zaman" sipas të cilave, ajo është rritur me 59 për qind gjatë pesë viteve të fundit.

Një raport i fundit, i publikuar edhe në mediat turke tregon se tudentët e huaj në Turqi, më shpesh vijnë nga republika të tilla si Azerbajxhani apo Turkmenistani, edhe sepse ato janë më të njohura me Turqinë dhe gjuhën turke. Ndërsa nuk ka nxënës japonezë ose koreanë në universitetet turke.

Konkretisht, të pranishëm në universitetet turke janë 3.540 studentë nga Azerbajxhani; 3503 nga Republika Turke e Qipros Veriore; 2.929 nga Turkmenistani; 1305 nga Irani; 1.231 nga Bullgaria; 1.143 nga Gjermania; 1099 nga Greqia; 956 nga Mongolia; 812 nga Afganistani; 727 nga Kazakistani; 627 nga Bosnja dhe Hercegovina; 602 nga Kirgistani; 512 nga Federata Ruse; 482 nga Shqipëria; 455 nga Siria; 371 nga Gjeorgjia; 370 nga Iraku; 334 nga Maqedonia; 240 nga Kina; 239 nga Taxhikistan; 224 nga Nigeria; 208 nga Ukraina dhe 198 nga SHBA.

Ndërkaq, studentët nga vendet arabe nuk janë shumë të zakonshëm në Turqi. Shumica e studentëve arabë vijnë nga Siria, pastaj vjen Iraku me 370 nxënës, palestinezë me 202, Jordania me 139, Liban me 47, Jemen me 44, Maroku me 43, Arabinë Saudite me 26, Tunizia me 23, Algjeria me 16, Libia me 10 , Egjipti me 6, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me 5, Bahreini dhe Kuvajti me 2 me 1.

Shumica e studentëve të huaj janë duke studiuar në Universitetin "Anadolu" në Eskisehir me 4000, ndjekur nga Universiteti i Stambollit me 2611 dhe Universiteti Teknik me 1.478 studentë të huaj. Ka studentë të huaj edhe në shkollat?? ushtarake, 372 të tillë si edhe 311 studentë të huaj në akademitë e policisë në Turqi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama