Nga 895 mije duhanpires mbi 265 mije jane femra

Nga 895 mije duhanpires, mbi 265 mije jane femra
Ne 5 vitet e fundit, vendi yne raporton statistika te frikshme per konsumuesit e duhanit, kryesisht femra te moshes 13-15 vjeçare. Ka nje tendence gjithnje e ne rritje te tymosjes se cigareve nga femrat. Ndersa ne Evrope femrat duhanpirese zene rreth 21 per qind, ne Shqiperi ato shenojne rreth 18 per qind. 31 Maji, shenon Diten Boterore kunder duhanit. Ky rit i pervitshem eshte pjese e perpjekjeve, qe synojne te ulin kercenimet qe pirja e duhanit ka per shendetin. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise rreth 5 milion persona vdesin çdo vit nga duhani. Shqiperia hyn ne vendet me konsum te larte te tij, kjo e krahasuar me frymen e popullsise me vendet e tjera te botes. Sipas parashikimeve ne vitin 2020 ne bote priten te vdesin rreth 10 milion njerez nga duhani.

Statistikat

Shqiperia mban vendin e pare ne Evrope per konsumin e duhanit  me nje tendence ne rritje te konsumatoreve femra. Ne vendin tone nga 895 mije duhanpires me shume se 265 mije jane femra. Nje duhanpires konsumon mesatarisht 19.7 cigare ne dite. Sipas nje perllogaritje nga ISHP, te gjithe shqiptaret se bashku shpenzojne ne dite 1.4 milione dollare. Por nje risi tjeter eshte se ka ndryshuar dhe grupmosha e atyre qe pine duhan. Tashme kemi nje rritje te konsumuesve qe ne klasen e 7-te apo tee8-te. Sipas specialistit per duhanin ne Institutin e Shendetit Publik, Roland Shuperka, ”vajzat e qytetit te Tiranes pine 4 here me shume duhan se vajzat ne fshatrat apo qytetet e tjera te vendit, edhe konsumi i duhanit tek djemte e kesaj grup moshe ne Tirane eshte rritur 2 here me shume ne krahasim me rrethet e tjera”.

Deshtimi i ligjit

Edhe pse kemi prej disa vitesh nje ligj kunder pirjes se duhanit, serish ne Shqiperi ai nuk po gjen zbatim. Kete e pohojne specialistet, por edhe parlamentaret qe e kane miratuar ate. Nje nga arsyet e deshtimit te zbatimit te ketij ligji eshte pushteti vendor i cili nuk ka vjel gjobat. Ndaj per frenimin e konsumit te duhanit kerkohet rritja e çmimit dhe e taksave ndaj tij. Deri me tani ligji antiduhan nuk ka gjetur zbatim pasi me perjashtim te institucioneve shendetesore, ai konsumohet lirshem ne lokale, shkolla dhe ambiente te tjera publike. Qeveria ben nje tjeter perpjekje per te zbatuar ligjin antiduhan. Nje ligj i ri i sapo miratuar i jep te drejte Ministrise se Finances te vjele direkt gjoben e vene lokaleve apo mjediseve te tjera nese lejojne pirjen e duhanit. “Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji krijohet nje mundesi tjeter per te vjelur penalitetin. Bashkia duhet te perfshihet per te realizuar detyrimet e veta. Duhen bere me shume fushata sensibilizuese”, u shpreh kryetari i Komisionit te Shendetesise, Tritan Shehu. Gjithashtu ne diten boterore kunder duhanit, Kryetarja e Kuvendi,t Jozefina Topalli, zhvilloi nje takim te ngrohte dhe te perzemert me banoret e bashkise se Kamzes, ajo u ndal ne menyre te veçante tek rrezikshmeria e larte qe i shkakton duhani shendetit te te rinjve, duke vene theksin tek roli edukues qe duhet te luajne prinderit por edhe mesuesit ne luften kunder duhanpirjes nga moshat e reja.
Ministria e Mbrojtjes dhe Mjedisit, masa per shmangien e zjarreve

Siperfaqja e tokes se mbuluar nga pyjet ne Shqiperi gjate ketyre 20 viteve te fundit eshte pergjysmuar. Gjate vitit te kaluar, situata e zjarreve ne pyje, u miremenaxhua nga strukturat perkatese, ndonese nuk mundi te parandaloje zjarrin ne rreth 270 ha toke. U konstatuan 157 raste, 22 prej te cilave te klasifikuara si zjarrvenie te qellimshme, ndersa u kallezuan ne Prokurori 125 raste te tjera. Sipas te dhenave te organizatave jo qeveritare te publikuara nga AFP, pas viteve 1990 siperfaqet me pyje mbulojne 25 per qind te siperfaqes se Shqiperise nga 51 per qind qe mbulonin me pare. Specialistet e mjedisit kane treguar se kostoja financiare nga djegia dhe prerja e pyjeve ne 2009 eshte 110 milion leke.

Deklarata

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, ne bashkepunim me vendetfqinje dhe pushtetin lokal, kane hartuar nje strategji parandaluese. Ne nje aktivitet kushtuar kesaj çeshtje, ministri i Brendshem, Lulezim Basha tha se, duke u nisur nga eksperienca e viteve te kaluara, kete here jane marre masa per te perballuar rastet e zjarreve, madje per kete qellim jane nenshkruar edhe kontrata me vendet fqinje per ndihme nga ajri. "Per shkak te natyres komplekse dhe veshtiresive qe kane operacionet e shuarjes se zjarrit, veçanerisht ne terren te thyer, praktika ka treguar se nje perballim me sukses kryhet vetem duke u angazhuar plotesisht ne toke dhe ne kete kuader koordinimi i tyre eshte shume i rendesishem. Nderkohe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka thene se duhet t'i kushtohet vemendje mbrojtjes se mjedisit dhe sidomos pyjeve. "Gjate vitit 2009 ne kemi nivel mjaft te ulet te demeve te shkaktuara, krahasuar me vitet e meparshem. Ne punen e saj per menaxhimin e zjarreve, strukturat e Ministrise se Mjedisit i kane kushtuar nje rendesi te madhe sidomos zonave te mbrojtura dhe parqeve kombetare, po pa neglizhuar qofte dhe nje peme te vetme çdo pyll komunal apo rajonal, dhe ato qe jane pyje kombetar", tha Fatmir Mediu, minister i Mjedisit. Pergjegjesine me te madhe, sipas Mediut, e kane vendoret, pasi rreth 50 per qind e pyjeve kane kaluar ne perdorim te pushtetit vendor. Ne keto kushte eshte e domosdoshme qe njesite e qeverise vendore te marrin te gjitha masat per te parandaluar kete fenomen.

Shqiperi-Itali linje nenujore interneti

Shqiperia shume shpejt pritet te kthehet ne qender komunikimi dhe lidhjeje per Ballkanin. Kjo do te mundesohet fale nje marreveshje te nenshkruar ndermjet UNIFI “Communications dhe Interoute Communications”, te cilet njoftuan fillimin e projektit te linjes nenujore Itali – Shqiperi. Ky bashkepunim do te mundesoje lidhjen e pare tokesore nenujore me fibra optike nga Italia drejt Shqiperise, duke shenuar edhe fillimin e projektit te Rrjetit Ballkan-Itali, i cili pritet te nise sherbimin ne Shqiperi ne tremujorin e pare te vitit 2011. Adrian Shatku, Presidenti i UNIFI thote se “Fale ketij fleksibiliteti UNIFI mund te ofroje dhe tregtoje shumellojshmeri sherbimesh ne rrjet, duke perfshire internet me me shume se disa GigaBajt”. Nderkohe qe Gareth Williams, drejtor i pergjithshem ekzekutiv i Interoute nder te tjera u shpreh: “Kapaciteti ekstra dhe elasticiteti i siguruar nga kjo linje e re do te mbeshtese rritjen e bizneseve te reja dhe do sherbeje per te inkurajuar investimin ne Shqiperi dhe vendet perreth”. Gjithashtu, si pjese e fazes se pare, UNIFI planifikon te krijoje NAP-in e pare shqiptar duke u bere keshtu nje qender e madhe telekomunikacioni per rajonin e Ballkanit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama