Murinjo pritet të zyrtarizojë së shpejti kontratën e tij me Mançester Junajtid, paçka se Luis Van Gal i udhëhoqi "djajtë e kuq" drejt trofeut të "FA Cup" deri pasditen djeshme.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për një listë futbollistësh që Murinjo pritet t'i kërkojë drejtuesve të klubit për sezonin e ardhshëm.
Në mbrojtje përmenden emrat e Mirandës nga Interi dhe të Murilos. Mister mbeten emrat për mesfushën, ndërsa për sulmin thuhet se portugezi ka shfaqur interes për Kavanin, Ikardin dhe Ibrahimoviçin.
Epoka e Murinjos te Mançester Junajtid pritet të fillojë së shpejti dhe 53-vjeçari e ka gati tashmë listën e shpenzimeve për sezonin e ardhshëm.