Në gjinjtë e vegjël bregdetarë në Kilikia, e cila tani gjendet në pjesën jugore të Turqisë, jetonin piratët që terrorizuan Mesdheun lindor gjatë dy shekujve para lindjes së Krishtit. Rrëmbimi i viktimës së tyre më të famshme, sidoqoftë, provoi të ishte një llogaritje jo e mirë nga ana e tyre. Banda e pirateve kilikian rrëmbyen një djalë 25-vjeçar që i përkiste klasës së lartë romake, gjatë lundrimit për në Rodes. Djali i sfidoi ata, duke u kërkuar që të dyfishonin pagesën e kërkuar për lirimin e tij dhe gjithashtu bënte shaka rreth mënyrës sesi do t’i ndëshkonte me vonë piratët. Kur pagesa u krye dhe si pasojë pengu u lirua, Jul Çezari u kthye në kreun e ushtrisë romake. Zoti i ardhshëm i Mesdheut zuri ish-rrëmbyesit e tij dhe i dënoi me vdekje, duke i kryqëzuar të gjithë.
Jean Fleary vjedh arin e acektëve: viti 1523
Pushtimi i spanjollëve mbi perandoritë amerikane vendase kishte sjellë shumë të ardhura – shumica e të cilave qarkullonin përmes Atlantikut. Fleary ishte i pari që arriti të rrëmbente një anije të mbushur plot me thesare, shumë mirë të armatosur. Skuadra e francezit të mbushur plot me korsarë lakmitarë zunë rob tri anije në brigjet e Portugalisë. Ato ishin të mbushura me ar, bizhuteri dhe kafshë ekzotike, të marra nga e sapopushtuara mbretëri e Montezumës. Që nga ajo kohë, Spanja do të ishte nën vëzhgimin e pirateve ose të “qenve të detit “, të cilët ishin frymëzuar nga Fleary. Megjithatë, më vonë qeveritë do t’u jepnin leje piratëve që të kryenin veprime të ligjshme pirateske. Kuptohet që për këtë do të merrnin një shpërblim.
Barbarosa pushton Kaprin: viti 1535
Një thënie thotë që: “Patrioti i një vendi është pirati i një vendi tjetër”. Barbarosa ishte më i famshmi i katër vëllezërve otomanë, aventurat e të cilëve terrorizuan Perandorinë turke dhe bashkëkombësit e tyre myslimanë dhe zhytën në ankth mbretëritë e krishtera. Në vitin 1535 ai pushtoi ishullin e bukur të Kaprit, vetëm disa milje larg një prej qyteteve më të pasura të krishterimit: Napoli. Ai ndërtoi një kështjellë në ishullin italian, që qëndron akoma dhe sot.
Franciz Dreik sulmon Katiz: viti 1584
Burri anglez mbahet mend si njeriu i cili ka udhëtuar pothuajse në të gjithë globin. Por, Sër Francis Drake ishte gjithashtu edhe pirati më i pëlqyer nga Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e parë. Në të vërtetë, qëllimi pse ai udhëtoi në pothuajse gjithë botën, ishte që të rrëmbente thesaret e spanjollëve. Këto pasuri ia shpërndau pjesërisht monarkisë së tij të dashur, Anglisë. Kuptohet që gjysmën e mbajti për vete. Akti më i madh i këtij pirati-patriot, ishte sulmi në portin spanjoll të Katiz. Ky sulm shkatërroi disa anije që ishin mbledhur nga armata e fuqishme spanjolle për të luftuar kundër Anglisë.
Koxinga mposht Tajvanin: viti 1662
Koxinga ishte një mbështetës i monarkisë së dinastisë Ming, në Kinë, që u rrëzua në vitin 1644 për shkak të pushtuesve Manchu si në luftimet tokësore, ashtu edhe ato detare. Këto fitore vendosën sundimin e një linje tjetër monarkie, atë të dinastisë Qing. Koxinga kërcënonte Manchutew nga prona e tij familjare në provincën Fujian, në Kinë. Pirati mori me vete 25 mijë luftëtarë dhe qindra anije luftarake, duke i vendosur përgjatë detit të Tajvanit, atëherë koloni e gjermanëve. Pas një rrethimi prej dhjetë muajsh, ai nxori jashtë kolonizatorët dhe mbretëria e tij pirate në Tajvan do të zgjaste për 20 vjet, para se ishulli të binte sërish nën pushtetin e Kinës.
Henri Morgan pushton Panamanë: viti 1671
Shumë nga pasuritë që Spanja po merrte nga ari i ‘Botes së Re’ të pushtuar prej saj dhe minierat e argjendit që kalonin përmes Panamasë, e kthyen atë në një nga vendet më të pasura të botës dhe një vendqëndrim kryesor për brigadat spanjolle. Në vitin 1671, pirati Henri Morgan, i licencuar nga qeveria britanike, sulmoi qytetin me 1400 njerëz. Kapiteni Morgan ishte në krye të një konglomerati bandash pirate të Karaibeve, të cilët nuk e njihnin frikën. Edhe pse numri i spanjollëve ishte shumë më i madh se i piratëve, reputacioni i këtyre të fundit i hutonte ushtarët spanjollë. Preja, gjithsesi ishte zhgënjyese. Shumica e thesareve ishin larguar para sulmit të kapiten Morgan.
Kapiteni Kidd rrëmben anijen tregtare “Cara Merchant”: viti 1698
Aventurat e piratit William Kidd kanë frymëzuar vepra të mirëfillta letrare dhe gjithashtu kërkime të pafundme për thesare të fundosura në det. Por, bëma e tij më e madhe si pirat ishte edhe e para gjithashtu. Kjo ishte vjedhja e anijes tregtare armene “Cara Merchant”, që e rrëmbeu afër brigjeve të Indisë. Kidd shiti shumicën e thesarit, por një pjesë e ngarkesës gjendet akoma brenda anijes, të cilën Kidd e fundosi përgjatë bregdetit të Hispaniola, tani Republika Domenikane. Mbetjet e anijes janë identifikuar para dy vjetësh.
Mjekërziu bllokon Charleston: viti 1718
Një nga piratët më të frikshëm në histori ka qenë Edward Teach, i cili veproi përgjatë brigjeve Outer Banks të Karolinës Veriore. Ai rrëmbente anije të mbushura me duhan, bojëra dhe sheqer, të cilat qarkullonin brenda dhe jashtë kolonive britanike në Amerikë. Më vonë, Teach filloi të merrej me ngarkimin e anijeve me skllevër afrikanë. Akti i tij më i guximshëm ka qenë bllokimi i Charlestonit në Karolinën Veriore, ku ai plaçkiti disa anije për të vetmen arsye: një arkë me ilaçe në këmbim të pengjeve.
Zonja Ching del në pension e pasur: viti 1810
Me vdekjen e burrit të saj pirat, Zheng Yi në vitin 1807, ish-prostituta Ching Shih mori komandën e disa qindra anijeve, duke zhvatur pasuri në të gjithë Detin e Kinës Jugore. Flota e saj me flamur të kuq shkaktonte shumë tmerr, duke filluar që nga bregdeti i Kinës deri në Malajzi. Arritja e saj më e madhe, sidoqoftë, ishte tërheqja e saj në momentin e duhur. E paafte për ta mundur atë, qeveria kineze i ofroi Ching një amnisti. Ajo e pranoi faljen dhe u tërhoq me gjithë pasurinë e saj, duke jetuar më vonë si një milionere e respektuar. Ching u kujdes edhe për flotën e saj gjithashtu. Të gjithë piratët e Ching u falën. Një personazh në filmin “Piratët e Karaibeve” ka qenë e frymëzuar nga Ching.
Rrëmbimi i anijes “MV Sirius Star”: viti 2008
Piratët që vepronin në brigjet e Somalisë kishin pasur në mendjen e tyre objektiva të rëndësishme: rrëmbimi i një anijeje të flotës franceze dhe i një anijeje ukrainase që transportonte pajisje elektronike kompjuterike ushtarake. Anija ‘MV Sirius Star’, e zotëruar nga arabët, është anija më e madhe që ka rënë në dorën e piratëve. Anija-cisternë ishte më shumë se 305 metra e gjatë dhe tri herë me shumë e gjerë. Përveç këtij sulmi që tronditi opinionit publik, piratët somalezë kishin kryer operacione të tjera vjedhjesh përgjatë këtij viti.