Nga Terbuni te Terbuni rikthehet Ibrahimi

Nga Tërbuni te Tërbuni, rikthehet Ibrahimi

Pas një "burgimi" tetëjavor, Labinot Ibrahimi fiton lirinë, kështu që nga kjo javë mbrojtësi do të jetë i gatshëm për trajnerin Andrea Agostineli. Kosovari nuk luan për të kuqtë që nga transfertat e Pukës në fazën e tretë.Ibrahimi Shkak për këtë mungesë të gjatë të "Labit" u bë pezullimi që Komisioni i Disiplinës dha për mbrojtësin pas përplasjes me gjyqtarët e ndeshjes Tërbuni-Partizani, që u luajt më 27 shkurt. Pas shlyerjes së gjysmës së dënimit Ibrahimi mund të luante, nëse do të paguante gjobën, që është 1 milion lekë për ndeshje.

Por as klubi, por edhe lojtari nuk e paguan këtë detyrim dhe pritën gjersa përfundoi masa penalizuese. Nga Tërbuni i fazës së tretë deri te ndeshja e radhës me Tërbunin ka zgjatur "burgu" i Labinot Ibrahimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama