Nga besetytnia e Kontes te bukuroshet ne tribune ja cfare nuk u pa ne TV

Nga besëtytnia e Kontes te bukuroshet në tribunë, ja çfarë nuk u pa në TV

Gjermani-Itali është sfida që për numër të madh tifozësh ka pasur pritshmërinë më të madhe në Shqipëri, pas eliminimit të kuqezinjve nga "Euro 2016".

Lena Stifel, e fejuara e Drakselit

Lena Stifel, e fejuara e Drakselit

Mirëpo, përballja mes dy legjendave të futbollit botëror ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm në çdo cep të botës, duke u shoqëruar edhe me ironinë e tifozëve dhe mediave të mbarë globit.

Ajo që nuk u pa në televizor ishin edhe bukuroshet që kishin mbushur shkallët e stadiumit të Bordos, por edhe besëtytnia e trajnerit italian, Antonio Konte, i cili edhe kundër gjermanëve ka ndjekur ritualin e tij, por kësaj radhe pa i sjellë fat.

Xhulia,gruaja e De Shiljos në stadium

Xhulia,gruaja e De Shiljos në stadium

Rituali

Trajneri i të kaltërve është besëtytë dhe këtë e konfirmoi edhe një herë tjetër në ditën e djeshme. Ajo që ra në sy ishte targa gjermane në autobusin që shoqëroi dje Italinë për në stadiumin e Belgjikës. Rastësi?

CmS55_rW8AELyWLAspak, ishte gjithçka e përgatitur, pasi edhe në ndeshjen e parë të Europianit autobusi i italianëve mbante targë belge. Por, kësaj radhe besëtytnia nuk i solli fat trajnerit të ardhshëm të Çelsit, i cili u eliminua nga Gjermania pas "shortit" të penalltive.

Atmosfera

Sfida e djeshme nuk ka kaluar pa u reflektuar edhe në biznesin e shitëseve të fruta-perimeve. Në qytetin gjerman të Frankfurtit, tregtarët e fruta-perimeve i kishin ngjyrosur produktet e tyre me flamurin kombëtar të të dy vendeve.

458376181_mediagallery-page

Ndërsa elektrizuese ka qenë atmosfera në qytetet gjermane dhe ato italiane, ku tifozët dhanë një spektakël të jashtëzakonshëm në "fan zone"-t.

Bukuroshet

Nëse e gjithë vëmendja ishte e përqendruar në fushë, një pamje të bukur dhuruan edhe tribunat, teksa të dashurat e futbollistëve tërhoqën vëmendjen e sportdashësve.

2016-07-02T181919Z_110485159_MT1ACI14466839_RTRMADP_3_SOCCER-EURO-GER-ITA_mediagallery-page

"Mbretëresha" e tribunës ishte pa dyshim Viki Varga, e fejuara e sulmuesit të Italisë, Graciano Pele, së cilës tashmë i duhet të ngushëllojë bomberin "axurr" pas penalltisë së humbur.

f2ebbd20bd9e5c07759a212cdae3ddcb_mediagallery-page

AFP_CP0DP_mediagallery-page

391f2c4754197a219d0f6a706700716c_mediagallery-page

AFP_CP0HY_mediagallery-page

53f9ed26542c7a219d0f6a7067008961_mediagallery-page

AFP_CP0XC_mediagallery-page

AFP_CP08H-084_mediagallery-page9af750cc54267a219d0f6a7067000688_mediagallery-page

Përgatiti: LEAR MAÇI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama