Nga celulari te bastet ja cmendurite e tifozeve

Nga celulari te bastet, ja çmenduritë e tifozëve

Gjigantët e Liverpu lit kanë dhuruar një nga ndeshjet më të bukura të shekullit. tifozet e liverpulitPërmbysja e çmendur nga 0-2 në 4-3 në "Anfield" kundër Dortmundit ka qenë mbresëlënëse që ka elektrizuar çdo fans futbolli. Të kuqtë e Klopit kanë bërë përmbysjen e katërt historike në 40 vitet e fundit. E para ndodhi në vitin 1977 kundër St.Etienit.

Në Francë u mundën 1-0, ndërsa në "Anfield" Liverpuli dhuron spektakël duke i përmbysur me rezultatin final 3-2 në çerekfinale të Champions-it. Çmenduria e radhës vijon me Olimpiakosin në vitin 2004. Të kuqtë digjen në "Karaiskaki" duke humbur 1-0, por përsëritin 1977-ën duke i përmbysur në "Anfield" në rezultat final 3-2. Kulmi do arrihej në finalen e Stambollit 2005 kundër Milanit në stadiumin "Atatürk Olimpiyat".

Nga 3-0 barazojnë 3-3 dhe fitojnë trofeun me penallti 5-6. Mbrëmjen e së enjtes "viktima" ka qenë Dortmundi, një klub gjerman, të cilët i përmbysi në 4-3 pas disavantazhit 1-3. Liverpuli mbart një histori suksesi edhe me tifozët, të cilët dhurojnë spektakël me koreografitë dhe atmosferën brilante në stadiumin e tyre epik. "We'll Never Walk Alone" (S'do ecni kurrë vetëm) është slogani i tifozëve të kuq, disa prej të cilëve kanë surprizuar mbrëmjen e mrekullueshme kundër Dortmundit.

Kuriozitete

Heroi i Liverpulit ka qenë Dezhan Lovren, i cili shënoi me kokë golin e përmbysjes 4-3. Një fans i Liverpulit ka quajtur djalin e vet Dejan, pasi lindi atë natë. Babai i foshnjës e pranoi për "BBC" këtë lajm. Një tifoz tjetër humbi telefonin gjatë festimit të çmendur të golit. Stjuartët e gjetën dhe ia dhanë bashkë me një dhuratë, "selfien" e Sakhosë dhe Orixhit. Kur Liverpuli po humbte 1-3, një fans u largua nga stadiumi duke e quajtur veten "humbës i madh".

Por, kur festuan përmbysjen 4-3, ai shkruan në "Twitter" se ishte njeriu më pa fat që nuk përjetoi emocionet e 3 golave. Një tjetër kuriozitet vjen nga rivalët e përjetshëm të Dortmundit, Shalke 04. Kur Liverpuli humbte 1-3, një tifoz i Shalkes kishte vënë bast për humbjen e Dortmundit me koeficient 50. Ai vendosi 700 euro dhe fitoi 35 mijë euro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama