Ne nje vend te dallueshem te fshatit Schengen, ndodhet momumenti, qe shenon vendin ku u firmos marreveshja shengen me 14 qershor 1985. Ne monument jane 3 yje per tre firmataret e marrveshjes. Beneluksi, bashkimi ekonomik i Europes Perendimore qe perfshinte Luksemburgun, Belgjiken dhe Holanden, si dhe nga nje yll per dy firmetaret e tjere, Francen dhe Gjermanine, te cilet ishin edhe ideatoret e marreveshjes se Shengenit.
Kryetari i komunes se Schengen tregon impresionet e para 25 vjeteve, kur u firmos marreveshja.
"Nuk dukej si nje ngjarje e madhe ne ate kohe. Kishte disa gazetare dhe kamera ketu, por nuk dukej edhe aq e rendeishme. Ne thame me vete “ok, le ta provojme te hapim kufijte per nje ose dy vjet dhe ndoshta do t’i mbyllim prape. Sot mund te shohim, qe Shengeni eshte nje nga marreveshjet me te njohura te Bashkimit Europian", thotë Roger Weber, kryetar i komunes Schengen.
Marreveshja origjinale u firmos nga ministrat e 5 vendeve, por sot 28 shtete jane anetare te zones Shengen. Marreveshja ka ndryshuar thellesisht jo vetem nivelin e bashkepunimit politik dhe ligjor mes vendeve anetare, por ajo ka ndryshuar thellesisht edhe nocionin e kufijve ne Europe.