Nuk ka munguar ironia e tifozëve, apo spektakli i krijuar prej tyre në shkallët e stadiumit të Francës në sfidën Itali-Spanjë.
Tifozët italianë duket se kanë huazuar nga politika edhe termin "Spexit" për ti kujtuar rivalëve të tyre spanjollë se në këtë sfidë ata pritet të jenë dominues.
Pas ditës së premte termi "Brexit" u bë shumë i njohur në arenën politike duke ilustruar daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Por tifozët "axurrë" duket se kanë marrë shkas nga britanikët për t'i thënë spanjollëve se ndeshja ndaj tyre do të jetë e fundit në këtë europian. Tifozët "axurrë" nuk kanë kursyer edhe trajnerin e tyre, Antonio Konte, duke i kujtuar paruket.
Nga ana e tyre nuk kanë mbetur pas as tifozët spanjollë, të cilët me koreografitë e tyre kanë dhuruar spektakël në sfidën e së hënës pasdite.