Një ditë, diamanti mund të prodhohet edhe nga qirinjte, i cili aktualisht, i prodhon , por edhe i djeg në formën e miliona pjesezave. Këtë e ka zbuluar Wuzong Zhou, docent i kimise në University of St Andrews. Sipas kërkimeve të tij, një qiri krijon një milion e gjysëm nanopjeseza, për çdo sekond gjatë kohës që ai digjet. Këto pjesëza, janë vënë re se kanë të njëjtën strukturë me atë të karbonit, dhe nëse një ditë do të jemi në gjendje t'i izolojme ato, ateherë do të mund të prodhojmë edhe vetë diamntin në një mënyrë jo vetëm shume ekonomike por edhe shumë miqesore për ambjentin. Sipas The Independent, ideja e profesorit, lindi si nje reagim ndaj një kolegu të tij, lidhur me natyrën e flakes së qirinjve, dhe ai, i nisur nga ideja se shkenca ka mundësi të pafundme, ju vu punes dhe arriti në rezultatet që thamë më sipër.