Pas dështimit që pësoi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, PSG pritet të bëjë një revolucion të vërtetë me blerje të reja.
Shtypi ndërkombëtar shkruan se trajneri Zhoze Murinjo dhe portugezi i Realit Kristiano Ronaldo me shumë mundësi do t'i bashkohen ekipit sezonin e ardshëm.
'Francë Football' ka zbardhur detaje të reja për takimet që CR7 ka zhvilluar me sheikët e PSG-së.
"Ronaldo është nisur drejt Parisit me avionin e tij privat menjëherë pas tripletës që i shënoi Volfsburgut në Ligën e Kampionëve dhe është parë për të pestën herë me numrin një të PSG-së në hotel Kostes bashkë me asistenin e tij pesonal.
Ata më pas janë nisur për në Spanjë të nesërmen në orën 08:00 të mëngjesit. Me sa duket, me premtimin për t'u takuar sërish",-shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ndërkaq, pak ditë më parë gjermanët e 'Bild'-it paralajmëruan për një thyerje mes Zhoze Murinjos dhe Mançester Junajtid, ndërsa 'Sky Sport', ka zbardhur të tjera detaje për një kalim të mundshëm të tij drejt ekipit francez.