Ngec ne Korene e Jugut pasi i biri 4 vjecar i vizatoi pasaporten

Ngec ne Korene e Jugut pasi i biri 4 vjecar i vizatoi pasaporten

Në rrethana të tjera kjo pikturë fëmijërore do të ishte ngjitur me krenari tek frigoriferi nga prindërit. Fatkeqësisht, ky djalosh 4 vjeçar vendosi ta shkrinte talentin e tij në pikturë mbi pasaportën e të atit teksa ndodheshin familjarisht me pushime në Korenë e Jugut. Problemet nisën kur burri, me nënshtetësi kineze i tregoi pasaportën kontrollorit të aeroportit përpara se të hipte në avion.

Sigurisht, ai nuk u impresionua aq shumë nga kreativiteti i djalit të tij me njerëz, kafshë e bimë, dhe duke qenë se fytyra e personit në fjalë ishte e paidentifikueshme, nuk u lejua të fluturojë me avion për t’u kthyer në shtëpi. Zyrtarët vendas i thanë se me këtë pasaportë nuk ka shanse të kthehet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama