Kapja e komandantëve talebanë zakonisht kërkon mundim të madh, shpenzime të mëdha dhe operacione mjaft të komplikuara. Megjithatë, jo gjithmonë ndodh ashtu. Javë më parë në provincën Paktika në Afganistanin lindor, komandanti taliban Mohammad Ashan është paraqitur në një stacion policor me një urdhër arresti në duar, në të cilin gjendej fytyra e tij dhe ka kërkuar shpërblimin prej 100 dollarësh, ashtu siç premtohej në fotografi. Autoritetet afgane e kanë arrestuar menjëherë, duke qenë se Ashan është i dyshuar për organizmin e të paktën dy sulmeve mbi forcat afgane të sigurisë. Kur forcat amerikane kishin ardhur për të konfirmuar nëse ishte vërtet Ashani, ata nuk kishin mundur të besonin. “E pyetëm: ‘A je ti ky?’. Mohammad Ashan u përgjigj me një entuziazëm të jashtëzakonshëm: ‘Po, po, un jam! A mund ta marr shpërblimin tim tani?”, ka treguar për “The Washington Post” një përfaqësues i forcave amerikane, Matthew Baker. Më pas, përmes skanimeve biometrike është treguar se bëhej fjalë për personin e vërtetë dhe ai është mbajtur në arrest