Ngjela Mazhoranca nje fantazme qe fali 21 Janarin

Ngjela: Mazhoranca, nje fantazme qe fali 21 Janarin

Avokat Spartak Ngjela, duke komentuar ngjarjet e 21 Janarit, tha se kjo mazhorancë është ende një fantazmë. “Mazhoranca është një fantazmë. Pushtetin e ka Saliu. Çfarë ka mazhoranca për të ndëshkuar? Mazhoranca duhet të çojë vetëm denoncimin. Prokurori është i Saliut. Prokuroria është e centralizuar. Çfarë duhet të bëjë mazhoranca? Mazhoranca nuk ka asgjë në dorë. Është një mazhorancë që nuk ka forcë juridike. Nuk ka asnjë jurist. Qeveria Rama, që mori një milion vota, e braktisi 21 Janarin. La të lirë fajtorët.

Ministri i Drejtësisë ende nuk i ka kërkuar Këshillit të Drejtësisë pushimin e gjyqtarëve që kanë dhënë pafajësi në 21 janar në Gjykatën e Tiranës dhe atyre që kanë dhënë vrasje nga pakujdesia në Gjykatën e Apelit,” tha Ngjela për Sot.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama