Kreu i PLD shkruante dje në Facebook se “Shqipëria kaloi të martën nga një vend i zakonshëm dhe i sulmuar padrejtësisht, në një vend me rëndësi botërore. Dinjiteti i 11 shqiptarëve të rinj i tha gjithë botës se e drejta e madhe e popullit të tyre është fakti më i ri historik i shkëlqimit të ri shqiptar. Nuk është vetëm futbolli shqiptar që dominoi mbi kundërshtarin serb, por është historia e re e Shqipërisë që sot përfaqësohet nga një brez i ri patriot, dinjitar dhe me kurajë historike, për ta treguar krenarinë e tyre edhe brenda në vendin që iu ka sjellë padrejtësinë e tyre shekullore. Shqiptarët sot janë kryelartë për një epokë të re e cila ka nisur me flamurin real shqiptar, territorin real shqiptar dhe me dy figurat e historisë reale të Shqipërisë moderne: Ismail Qemali dhe Isa Boletini, të valëvitur në Beograd. Gëzuar të gjithëve këtë festë…”.