Ngjela Nuk do te kemi kurre reforme ne drejtesi

Ngjela: Nuk do te kemi kurre reforme ne drejtesi

Kryetari i PLiDr, Spartak Ngjela, nuk është optimist për sfidën e radhës të qeverisë që lidhet me reformën në drejtësi. “Përderisa ligji dhe Kushtetuta demokratike e një vendi është kundër tiranisë, patjetër që ligji është vetë tirani. E pra, kjo është arsyeja që kurrë nuk do të kemi në Shqipëri një reformë në drejtësi, përderisa të jenë në pushtet grabitësit dhe dhunuesit e Kushtetutës. Dhe kjo është arsyeja që europianët si politikë, në çdo rast duan një reformë shqiptare në drejtësi. Kurse këta tanët, bëjnë sikur.

 

Por askush nuk do t’i besojë. Kurrë mos mendoni se europianët do të të japin para për të dalë nga gjendja inaktive e shoqërisë, sepse nuk mund të lejojnë që paratë e popujve të tyre të shkojnë në xhepat e Berishëve dhe Metave, apo të klanit Rama”, – komenton Ngjela në faqen e tij në Facebook. Në këtë kuadër, Ngjela ironizon edhe rolin e kryeprokurorit, Adriatik Llalla. “Pse, vërtet mendoni se ky Llalla, apo Pekmezi, do të hetojë korrupsionin e ujqërve të rrëzuar? Pse, ujqërit e kanë vënë këtë dash të majmur në atë pozicion që të hajë ujqërit? Naivitet. Kurrë mos e mendoni këtë. Kriza jonë sot është morale; dhe kështu ka qenë në 20 vjet. Po s’e kuptuam, gjithmonë kështu do të qëndrojmë: në pritje për të rënë petulla nga qielli, ndërsa pushtetarët dhunues të ligjit dhe Kushtetutës përvetësojnë si të babëzitur. Gjithçka”, – shkruan Ngjela.

 

Që në fillim të komentit të tij, avokati i njohur komenton se kriza në Shqipëri para se të jetë ekonomike është morale. “Në një vend apo në një shoqëri demokratike, morali barazohet me ligjin, dhe ligji me Kushtetutën. Nëse njëra nga dispozitat kushtetuese shkelet dhe shkelësi s’ka pasojë, nuk është bërë vetëm një shkelje: në të vërtetë është rrëzuar vetë sistemi. Dhe, nëse pyesim se përse nuk funksionon sistemi ynë demokratik, përgjigjja është: sepse qeveritë kanë shkelur që të gjitha Kushtetutën. Ku ka shkelje, patjetër që s’ka më sistem. Por, kur nuk ka sistem, nuk ka domosdoshmërisht anarki, sepse, si rregull, shkelësit e Kushtetutës e bëjnë vetë ligjin…”, – shkruan ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama