Në një analizë të detajuar të postuar në Facebook, avokati Spartak Ngjela ka sulmuar hapur Lulzim Bashën, madje duke e cilësuar si një pinjoll i adoptuar i familjes Berisha. Me theks të veçantë në krizën në vend, Ngjela parashtron pyetjet se si mund të flitet për taksat në një shoqëri të papunë.
"Zgjedhjet e këtij viti do të mbahen mend për dy gjëra: lodhjen e shqiptarëve të rënduar nga kriza dhe një pinjoll i adoptuar i familjes Berisha që po ngarend nëpër Shqipëri duke folur për taksat në një shoqëri që është e papunë. Një skifo shurdhuese dhe asgjë më. Por...Çdo të bëjë Saliu pas humbjes?
Do të flasë për reformën territoriale që ishte e ndërtuar kundër tij.. do heshtë nja dy muaj...por për asnjë çast nuk do ta pranojë që dështimi ka qenë i tij, sepse ai i imponoi Partisë Demokratike një kryetar që as di të thotë gjë dhe as di të bëjë gjë.
Po politikanët e PD-së kështu do ecin, me metodën e Saliut që shqiptarët do të lodhen me PS-në dhe do t'ia japin Bashës edhe pse nuk e përfillin tani në mospranim? Por, kur do të lodhen shqiptarët për t'u çlodhur më Saliun?", shkruan Ngjela.