Ngjela Rama duhet te nderhyje ne nyje ne sistemin e drejtesise

Ngjela: Rama duhet te nderhyje ne nyje ne sistemin e drejtesise

“Ai (Fullani) duhet të ikë një orë e më parë. Nuk e mbron më asnjëri, sepse sistemi është i kalbur, nuk ka ruajtur paratë e popullit. Garanti i monedhës shqiptare, nuk çan kokën për një vjedhje 7 milionë euro”

Spartak Ngjela nuk e cilëson dhunën shkak që opozita të bojkotojë Kuvendin. Por nga ana tjetër, edhe shumica, sipas tij duhet të inkurajojë një sistem moral në vend. “Kjo shumicë që ka marrë 1 milion vota, duhet të sjellë moralin në vend… Por, në fakt ajo çfarë shohim është se tenderat shkatërrohen. Nisesh për të ndërtuar rrugë, por shikon që pushtetarët kanë bërë shtëpi. Kjo është fyerje morale ndaj popullit tënd. Deri tani nuk është vendosur ende moraliteti, por është hapur një fasho shprese. Në fakt duhet ndërhyrë në sistemin gjyqësor, që vazhdimisht të jepet drejtësi”, – tha ai për “News 24”. Për pasojë, Ngjela u ndal në domosdoshmërinë e kryerjes së reformës në drejtësi. Për avokat Ngjelën, reforma në drejtësi nuk është e lehtë sepse në pikëpamjen e tij duhet të ndryshojë i gjithë sistemi. “Sistemi legal dhe pushteti ligjor janë në koncepte totalitare.

 

Sistemi gjyqësor dhe prokuroria nuk godasin korrupsionin…Është krijuar një marrëveshje e fshehtë, një korporatë biznesi mes gjykatës dhe qeverisë. Kjo do një ndërhyrje të shpejtë. Kryeministri duhet të ndërhyjë në nyjë në sistemin e drejtësisë, sepse njerëzit e kanë kuptuar korrupsionin. Nuk mund të futemi në Bashkimin Europian me këtë korrupsion në sistem”, – tha ai. Në lidhje me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, Ngjela u shpreh se Fullani nuk e dha dorëheqjen për dy arsye: ose është i paaftë, ose është bashkëpunëtor në vjedhje. “Ai duhet të ikë një orë e më parë. Nuk e mbron më asnjëri, sepse sistemi është i kalbur, nuk ka ruajtur paratë e popullit. Garanti i monedhës shqiptare nuk çan kokën për një vjedhje 7 milionë euro. Ai ka një përgjegjësi të madhe për të treguar se nuk është përfshirë në vjedhje”, – tha ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama