Ngjela e Olldashi kritika Rames per otomanizmin

Ngjela e Olldashi kritika Rames per 'otomanizmin'

Deklaratat e kryeministrit turk, atij shqiptar dhe kryeministrit në Kosovës në lidhje me partneritetin e ngushtë mes dy shteteve shqiptare dhe Turqisë vijon të komentohet nga figura të ndryshme të politikës. Një ish-aleat i ngushtë i Ramës, avokat Spartak Ngjela e ka quajtur një veprim fëminor vokalizmin e dy kryeministrave shqiptarë krah kryeministrit turk. Ndërsa deputeti i PD-së Sokol Olldashi flet për një “përbetim të Ramës ndaj Portës së Lartë” duke aluduar me kohën otomane.

“Evokimi i vokacionit Otoman të Shqipërisë dhe përbetimi ndaj Portës së Lartë që bëri Edi Rama në takimin e djeshëm me “mikun” e tij Thaçi dhe “vellain” e tij Erdogan, është një marrëzi e rrezikshme. Shqipëria është një vend me vokacion të qartë dhe vetëm Perëndimor. Që në kryengritjen fshatare të Haxhi Qamilit, 99 vjet më parë, asnjë shqiptar nuk e kishte bërë këtë marrëzi!”, shkruan Olldashi në profiling e tij në facbook. Ndërsa Ngjela në një prononcim për “Panoramën”  është kritik ndaj Ramës dhe Thaçit.“Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë dy kalamaj që nuk e njohin historinë e Shqipërisë”, është shprehur ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama