Ngjyra qe cmend meshkujt

Ngjyra qe cmend meshkujt
Shpesh femrat mendojnë të veshin funde të shkurtra apo dekolte sa më të hapura për të tërhequr vëmendjen e meshkujve, por mjafton vetëm të zgjedhin ngjyrën e duhur për tu mbuluar: të kuqen! Kur një mashkull shikon një femër me të kuqe e zgjedh atë instinktivisht. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer mbi 96 meshkuj amerikanë dhe austriakë. Vëzhgimi është kryer nga Adam Pazda, një psikolog i Universitetit njujorkez të Rochesterit, dhe është publikuar në ‘Journal of Experiment Social Psychology’.

Meshkujve iu treguan foto të femrave të veshura me bluza me ngjyra të ndryshme dhe iu kërkua të thonin se me cilën prej tyre do t’i pëlqente të dilnin në një takim dhe se sa do të ishin të gatshëm të shpenzonin në këtë takim. Përgjigjet treguan se femrat me të kuqe ishin më shumë të përzgjedhura dhe për to meshkujt ishin të gatshëm të shpenzonin më shumë se për të tjerat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama