Ngjyrat e tingujve
- Botuar: 17 vite më parë
- Shkruar nga:
Kështu nota Shang (sol) është shprehje e ministrave, ka ngjyrë të bardhë, tregon metalet, personifikon Afërditën, vjeshtën, perëndimin, numrin 9 etj; Nota La e quajtur Ku paraqet popullin, ka ngjyrë jeshile, personifikon Jupiterin, pranverën, lindjen, numrin 8 dhe ka karakter të përmbajtur; Nota Re e quajtur Iu ka ngjyrë të zezë, ka numrin 6, personifikon Mërkurin, dimrin, veriun etj. Pra, tingujt muzikore në antikitetin kinez merrnin një vlerë magjike dhe kishin një kerrelacion me kozmosin e me filozofinë, duke përftuar kështu një karakter të veçantë të të gjithë zhvillimeve muzikore tharmi i së cilës vjen deri në ditët tona.
Ky sistem mendohet se ka influencuar në zhvillimin e sistemeve muzikore edhe në Indi, madje një përqasje e përafërt mendohet se ekzistonte edhe në kulturën Greke e deri në atë Mesjetare muzikore.
Përgjatë historisë së muzikës dallohen disa kompozitorë të shquar të cilët janë përpjekur të bashkojnë ngjyrat me tingujt e ndryshëm muzikorë: Kështu Rimskij Korsakov, dhe bashkëkohësi i tij Aleksandër N. Skrjabin, në përpjekje të përbashkëta me kompozitorë të tjerë rusë të kohës, kanë paraqitur një vizion të tyrin mbi përafërsitë që kishin ngjyrat dhe tingujt e veçantë duke dëshmuar një kapacitet të madh sintetik. Ky vizion i publikuar mbi veprën “Prometeu” të Skrjabinit, - sipas Sergei Rahmaninovit –kishte përafërsi të mëdha mendimi, por edhe ndryshime. Skrjabin, sipas Kandinskit, nuk u kufizua në procese intuitive, por u bazua në procesin psikik që krijonin tingujt apo ngjyrat.
Sipas tyre notat dhe ngjyrat kishin këtë përqasje:
Notat muzikore Aleksandër Skrjabin Rimskij Korsakov (tonaliteti)
Doe kuqe E bardhë
Sol e kuq - portokalli Kanellë – e artë
Re e verdhë E artë me shkëlqim
La jeshile Jeshile me shkëlqim
Mi E bardhë në bojë qielli (blu hënore) Blu zfiri
Si E bardhë në bojë qielli (blu hënore) Blu e thellë
Fa# Blu e thellë Jeshile e thellë
Do# Violet violet
La b Violet e purpurt gri në violet
Mi b Gri çeliku (ngjyrë metalike) blu në gri
Si b Gri çeliku (ngjyrë metalike) Ngjyrë e errët e papërcaktuar
Fa E kuqe e errët jeshile
Por një tjetër artist i madh ka punuar për një kohë të gjatë dhe ka pasqyruar në artin e tij këtë përqasje, piktori rus, dhe krijuesi i pikturës abstrakte Vasili V. Kandinskij. U lind në Moskë më 1866. Në periudhën 1886-1889 studion drejtësi. Refuzoi të punojë pedagog universitar dhe vazhdoi studimet për Arte të Bukura në Monako. Aty Kandinskij 30-vjeçar vendosi t’i dedikohet posaçërisht pikturës, që deri në atë kohë ishte vetëm një kalim kohe për të, ndërsa që nga rinia kishte studiuar muzikë, duke arritur t’i binte disi violonçelit dhe pianos. Më 1895 sensibiliteti i tij artistik qe drejtuar posaçërisht në zbulimin e pikturës impresioniste, veçanërisht tek “La Meule” të Klod Menetit.
Më 1901 themelon grupin “Phalanx”, objektivi i të cilit ishte të fuste avangardën franceze në ambientet e Monakos dhe për këtë qëllim hap një shkollë pikture. Veprat e tij të para janë peizazhe të pikturuara me spatul por edhe tema fantastike mbi traditën ruse apo mesjetën gjermane.
Zgjidhet President i Lidhjes së Artistëve të Mynihut dhe ndërkohë pikturon të parin akuarel abstrakt në të cilin dallohen njollat e errëta me predominimin e dy ngjyrave kryesore: e kuqja dhe bluja. Për të mos hyrë në përshkrimin teknik të pikturës së Kandinskit duhet pohuar se më 1911 ai tërhiqet nga posti i Presidentit për të themeluar bazat e të ashtuquajturës Blaue Reiter, (një grup artistësh ekspresionistë) duke botuar dhe një almanak.
Studimi dhe analiza e raporteve midis tingullit dhe ngjyrës qe një nga aspektet esenciale të kërkimit të Kandinskit, kjo edhe falë njohjes me kompozitorin Thomas von Hartmann dhe balerinin Aleksandër Saharov, i cili kishte përpunuar një teori të vetën, të cilën kritika bashkëkohore e përcaktoi “vallëzimi absolut”. Kështu, Kandinskij tentoi realizimin e një projekti në të cilin format e shumta artistike të bëheshin bartëse të një vlere të brendshme unike: në këtë perspektivë, lëvizja tingëllore (muzika, zëri i njeriut në gjendje të pastër), lëvizje plastike (vallëzimi, skulptura në lëvizje) dhe lëvizja kromatike (dritat, ngjyrat) do të duhej të trajtoheshin sipas një projekti unik, duke vepruar midis tyre, përmes fuzionit të formës, ngjyrës, dritës, tingullit e lëvizjes.
Në veprën “Mbi shpirtëroren në Art” (Mynih 1912) p.sh lexohet: “Rezulton se mësimi më i mirë është muzika, arti i cili nuk i dedikohet riprodhimit të fenomeneve natyrale, por shprehjes së shpirtit të artistit dhe krijimit të një jete autonome përgjatë tingujve muzikorë”.
Është e rëndësishme të nënvizohet se më 1 janar 1911 ai asiston në një koncert të kompozitorit gjerman dhe babait të modernizmit muzikor të shek. XX Arnold Shënberg, duke dëgjuar një kuartet dhe veprën “Klavierstücke” (op.11). Pas një kohe të shkurtër nga ky koncert, Kandinskij pikturon “Impressione 3” (Konzert), ndoshta një përpunim piktoresk i emocioneve të forta që ndjeu nga Shënbergu.
Në këtë mënyrë filloi njohja e dy figurave qendrore të arteve respektive të cilët revolucionarizuan tingullin dhe linjën. Por kjo miqësi ishte më e zgjeruar veçanërisht me studentët më të afërt të Shënbergut, A. Berg dhe A. Webern.
Kandinskij ishte në gjendje të perceptonte sensacione dëgjimore në akord me ngjyrat përkatëse. Në veprën teorike më përfaqësuese të tij “Mbi shpirtëroren në art”, ai shkruan: “Tek qeniet njerëzore më të zhvilluara, rrugët që të çojnë drejt shpirtit janë direkte dhe impresionet psikike që arrihen janë aq të shpejta sa një aksion i cili vjen përgjatë një shqise arrin drejt e në shpirt, duke bërë të vibrojnë rrugët që të çojnë nga shpirti në organet e tjera ndjesore”. E më tej vazhdon: “Është e qartë se harmonia e ngjyrave duhet të themelohet mbi principin e stimulimit të drejtë të shpirtit njerëzor”.
Duke operuar në këtë mënyrë Kandinskij lidh ngjyrat jo vetëm me tingujt por edhe me mendimet, ndjenjat, aksionin, temperamentin, duke i organizuar këto në mënyrë korrespondente sipas shkallës së intensitetit të tyre, në një cikël në të cilin polet e kundërt paraqesin jetën nga lindja në vdekje.
Ngjyra Efekti tingull Instrumenti përkatës
E zezë Qetësi e përjetshme, qetësia e vdekjes. Një tingull që mezi dëgjohet i një pushimi final
Gri E palëvizshme, pa shpresë. Asnjë instrument
Kafe Frenim, Asnjë instrument
Jeshile Apati, paqe, qetësi, bekim për një njeri të lodhur Tingulli i violinës në regjistrin e mesëm
Violet Sensual, e trishtuar Korno angleze, Oboe apo flaut në tingujt e ulët.
Blu Përgjithsisht koncentrike Violonçeli në trishtim të vazhdueshëm
Blu e errët Trishtim, jo njerëzore Kontrabasi në tingujt e thellë, Organoja.
Bojë qielli Duke u bërë më e hapët bëhet me karakter më të përcaktuarFlauti
E kuqe e thellë e errët Një pritje energjike, gati të bëjë një hedhje të egërZërat e mesëm të violonçelit, një element pasioni.
E kuqe e ftohtë e qartë Rini, gëzim i pastër, liri, freski, imagjinata e një vajze.Zërat e lartë e të qartë të violinës, apo këmbanës së vogël.
E kuqe gjaku Si një pasion që vazhdon, si një forcë plot besim në vetvehte.Tuba, tamburi i thellë
E kuqe e ngrohtë e qartëEntuziazëm që shkon deri në dhembje,Instrumentet e tunxhit, fanfara me tinguj të fortë.
Portokalli Si një njeri i bindur në forcën e vet, një ndjenjë e shëndoshë.Këmbanat e mesme të kishës, tingulli i violës që luan një Largo.
E verdhë Tipike tokësore, eksituese që influencon humorin,Tunxhi apo tingujt e lartë të trompës, apo fanfara në crescendo.
E bardhë Qetësi, jo e vdekjes por plot mundësi.Pauzat në muzikë, që vetëm ndërpresin zhvillimin për të mos qenë konkluzioni përfundimtar.
Një fakt tjetër interesant është se në eksperimetet me studentët e tij Kandinskij përcakton se rrethi është blu, katrori i kuq dhe trekëndëshi i bardhë. Kjo duket pikërisht në tablonë e tij Gelb-Rot-Blau (E verdhë – e kuqe - blu) të vitit 1925.
Megjithatë në shkrimet e tij ai njeh si frymzues e themelues të artit sintetik pikërisht Skrjabin-in, ndërsa ai njihet përveç se si piktor edhe si një mendimtar i teatrit dhe i baletit të ri. Ai ëndërronte të ndërtonte bashkimin sintetik të arteve. Pas Kandinskit në zhvillimet muzikore të shekullit që lame pas janë bërë mjaft kërkime apo eksperimente mbi fuzionin tingull ngjyrë. Hirschfeld-Mack, p.sh. më 1922, apo Johannes Itten e Josef Mathias Hauer etj, etj.
Sot në të gjithë botën është e përhapur terapia nëpërmjet ngjyrave dhe tingujve. Edhe këta terapistë përcaktojnë për çdo notë karakteristika të ndryshme emocionale e psikologjike por edhe ngjyre. Në pjesën më të madhe ata i përcaktojnë kështu lidhjen e ngjyrave me tingujt: Do - e Kuqe, Re - Portokalli, Mi - e verdhë, Fa - Jeshile, Sol - Blu, La - Rozë, Si (b) - Violet.
Gazeta: Shekulli