Ngritja dhe renia e Perandorise Romake

Ngritja dhe rënia e Perandorisë Romake

Perandoria
Perandoria Romake ishte perandoria që u ngrit dhe u qeveris nga qyteti i Romës gjatë qindvjeçarëve 6 Para Krishtit dhe 5-6 Para Krishtit.
Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e Perandorisë Romake janë viti 27, fillimi i vitit të principatës së Oktavianit, me marrjen e titullit "August", dhe 395 Pas Krishtit, kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda përfundimisht në mes, në pjesën perëndimore atë lindore. Nga koha e Augustusit gjer në rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Euroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut, dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën perandorin Trajan, me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 kilometra katrorë.

Tregtia, artet dhe kultura arritën lulëzimin e parë të lartë të tyre gjatë kohës së Perandorisë Romake dhe në zonat e qeverisura nga ajo, po ashtu cilësia dhe niveli i popullsisë së asaj kohe do të duhej të arrihej në Evropë dhe Afrikën e Veriut shekuj më vonë. Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përtej tyre. Gjuha latine si gjuha e Romës, ishte gjuha zyrtare që përdorej në mbarë Perandorinë Romake. Latinishtja ka qenë më pas, në mbarë Evropën, me qindra vjet gjuha e të shkolluarve, sidomos në shkencë, gjer në kohën baroke. Ende në ditët e sotme latinishtja përdoret në disa degë të shkencës, si mjekësia dhe biologjia. Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë, në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan t´a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes njihet gjerësisht sot si Perandoria Bizantine, e cila i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake së bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453. Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë, ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri dhe arkitekturën e qytetërimeve që pasuan, vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në sistemin shtetëror evropian, para së gjithash në drejtësi dhe ligjshmëri.
Shoqëria
Jeta në Romën e Lashtë rrotullohej rreth qytetit të Romës, i përqendruar në shtatë kondra. Qyteti kishte një sërë strukturash monumentali se Koloseu dhe Panteoni. Kishte shatërvanë me ujë të pastër e të freskët si rrjedhojë e kanalizimeve, teatro, gjimnaze, komplekse vaskash të pajisura me librari dhe dyqane, tregje etj. Nëpër gjithë territorin që Roma kishte nën kontroll, arkitektura e banesave varionte nga shtëpitë modeste e deri tek vilat luksoze. Shtresat e ulëta e të mesme të popullsisë jetonin në qendër të qytetit në apartamente. Qyteti i madh i Romës ishte qendra më e madhe urbane e asaj kohe me një popullsi rreth një milion banorë. Hapësirat publike në Romë kumbonin nga zhurmat e karrocave, për të cilat Jul Çezari njëherë kishte propozuar t'i ndalonte të qarkullonin gjatë ditës. 
Qeverisja
Në fillimet e perandorisë u synua ruajtja e një forme republikane qeverisjeje. Perandori romak portretizohej thjesht si "qytetar i parë" dhe senati kishte fuqinë legjislative, ndërkohë që gjithë autoritetin ligjor më parë e mbanin asambletë popullore. Sidoqoftë, roli i perandorëve u bë gjithnjë e më shumë autokratik dhe senati u reduktua në një trupë këshilluese e emëruar nga perandori. Perandori nuk e trashëgoi burokracinë nga Republika duke qenë se ajo nuk kishte trupa qeverisëse përveç Senatit. Perandorët i emëronin vetë këshilltarët e tyre, ndërkohë që shtetit i mungonin shumë institucione, si ato për planifikimin e buxhetit. Disa prej historianëve e kanë cilësuar këtë si një prej arsyeve të rënies së Perandorisë Romake.

Skeda

Kryqytetet

Roma
44  Para Krishtit - 286 Pas Krishtit
Milano
286-402
Trier
295-395
Ravena
402-476
Nikomedia
286-330
Kostandinopoja
330-
Sirmiumi
293-397

Sipërfaqja

25 Para Krishtit - 750,000 kilometra katrorë
50 - 4,200,000 kilometra katrorë
117 - 5,000,000 kilometra katrorë
390 - 4,400,000 kilometra katrorë

Popullsia

25 Para Krishtit - 56,800,000 banorë
117 - 88,000,000 banorë

 Perandorët

Augustusi
27 Para Krishtit - 14
Tiberiusi
14-37
Kaligula
37-41
Claudiusi
41-54
Nero
54-68
Galba
68-69
Oto
69
Vitelliusi
69
Vespasiani
69-79
Titusi
79-81
Domitiani
81-96
Nerva
96-98
Trajani
98-117
Hadriani
117-138
Antoninus Pius
138-161
Mark Aureli
161-180
Lucius Verusi
161-169
Komodusi
180-192
Pertinaksi
193
Didius Julianusi
193
Septimius Severusi
193-211
Geta
211
Karakalla
211-217
Makrinusi
217-218
Elagabalusi
218-222
Aleksander Severusi
222-235
Maksiminus Thraksi
235-238
Gordiani, Gordiani II
238
Pupienusi, Balbinusi
238
Gordiani III
238-244
Filipus Arabsi
244-249
Deciusi
249-251
Trebonianus Gallusi
251-253
Emilius Emilianus
253
Valeriani
253-260
Galienus
253-268
Klaudius II
268-270
Kuintillus
270
Aureliani
270-275
Tacitusi
275-276
Florianusi
276
Probusi
276-282
Karus
282-283
Numeriani
283-284
Karinus
283-285
Diokletiani
284-286
(perandoria ndahet në lindje e perëndim)

Pjesa perëndimore
Maksimiani
286-305
Konstanti I
305-306
Severusi II
306-307
Konstantini
307-337
Maksentiusi
306-312
Maksimiani (rikthehet në pushtet)
307-308

Pjesa lindore
Diokletiani
286-305
Galeriusi
305-311
Maksiminus Daia
310-313
Licinius
308-324

Perandoria e ribashkuar
Konstantini II
337-340
Konstansi
337-350
Konstantius II
337-361
Juliani
360-363
Joviani
363-364
Perandoria perëndimore pas vdekjes së Jovianit
Gratiani
367-383
Valentiniani II
375-392
Eugeniusi
392-394
Honoriusi
395-423
Xhon
423-425
Valentiniani III
425-455
Petronius Maksimus
455
Avitusi
455-456
Majoriani
457-461
Severusi III
461-465
Antemiusi
467-472
Alibriusi
472
Gliseriusi
473-474
Julius Neposi
474-475
Romul Augusti
475-476

Pjesa lindore pas vdekjes së Jovianit
Valensi
364-378
Teodosiusi
379-395
Arkadiusi
395-408
Teodosiusi II
408-450
Markiani
450-457
Leo
457-474
Zeno
474-476

Perandorë ilire

268 - 270: Klaudiusi II Gothicus, vdiq nga murtaja

270 : Kuintillus, bashkë-perandor me Aurelianin,

270-275: Aureliani

271: Septimusi

275-276: Tacitus

276: Florianusi

276-282: Probusi

280: Satir

283-285: Karinus

283-284: Numeriani

Koloseu

Koloseu është amfiteatri eliptik në qendër të qytetit të Romës, më i madhi i ndërtuar në Perandorinë Romake. Është një prej veprave më të mëdha të arkitekturës dhe projektimit romak. Fillimisht koloseu kishte vend për 50 mijë spektatorë dhe përdorej për ndeshje gladiatorësh e spektakle publike. Ai qëndroi në përdorim rreth 500 vite dhe lojërat e fundit të zhvilluara aty janë të regjistruara në shekullit e VI-të. Përveç ndeshjeve tradicionale mes gladiatorëve, aty zhvilloheshin dhe shumë spektakle si gjueti kafshës, vënie në skenë e betejave të famshme dhe drama të bazuara në mitologji. Sot, koloseu është një prej vendeve më tërheqëse për turistët që vizitojnë Romën. 

Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama