Në ishull studiuesit kanë gjetu mbetjet fosile të një pylli të hershëm që pas analizave dhe studimeve specifike rezulton të ketë “jetuar” 2-3 milionë vite më parë, në atë kohë kur temperaturat në këtë pjesë të tokës kanë qenë të favorshme. Çfarë po ndodh? Pylli po rilind. Në vëzhgimin disa-vjeçar grupi i studiuesve kanadezë i udhëhequr nga Alexandre Guertin-Pasquier, vuri re rigjenerimin e bimësisë dhe premisat janë që brenda 100 viteve, nëse vijohet me këto ritme të ngrohjes globale, ishulli i akullt do të mbulohet nga pemët, njësoj si Alaska qendrore.
Lindja e bimësisë vjen si shkak i ngritjes së temperaturave mesatare në këtë brez gjeografik, që mundëson kushte më të favorshme për ripyllëzimin e ishullit.
Pamje nga ishulli