Ngushllime familjes se Marko Bitrakut- Basha Korca humbi qytetarin e denje shqiptaret humben aktorin e spikatur

Kryetari-i-PD-Lulezim-Basha-Foto-ARKIV-ATSH1-525x35041-300x20021-300x200TIRANË, 9 Tetor /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Marko Bitraku.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, në një postim në statusin e tij Facebook paraditen e sotme, shprehet: "Ngushëllime familjarëve dhe miqve për ndarjen nga jeta të artistit Marko Bitraku. Korça humbi një nga qytetarët e saj të denjë, ndërsa arti shqiptar humbi një nga aktorët e spikatur të tij".

Kryetari i PD-së Basha sjell në vemendje foton e atrtisti bashkë me komentin e tij.

bitraku-Marko Bitraku ka lindur në 15 janar të vitit 1951, Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Bitraku ka kryer studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin "Andon Zako Çajupi" të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretonte me dhjetëra role të ndryeshme si, interpretimet në rolin e Bomarshesë në komedinë "Berberi i Seviljes" apo rolin e Hajnit në dramën "Franku i V-të" i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit ishte ai i Jovan Bregut në komedinë "Jovan Bregu, refugjat" e Adelina Balashit.

Bitraku në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë ishte në filmin televiziv "Flamur në dallgë" në vitin 1977. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin "Njerëz në rrymë", rolin e Samiut në filmin "I dashur armik" në vitin 2004 etj. Interpretimi më i fundit i aktorit Marko Bitraku është në filmin "Kronikë Provinciale" në vitin 2009. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama