Niccolo Fabi, kantautori italian qe u be i njohur me se pari ne skenen e Sanremos ne vitin 1996, ishte i ftuar special i koncertit qe permbylli turin e “Prolog Giffoni”-t ne Tirane. I shoqeruar nga violinisti Andrea di Cesari, interpretoi tri kenge ‘live’, nen atmosferen e pergatitur me pare nga flamurhedhesit e njohur te Gubbios. Ambasadori italian ne Tirane, Saba d’Elia, themeluesi i “Giffoni”-t ne Itali, Claudio Gubitosi, dhe presidenti Carlo Andria, kane pershendetur festivalin e femijeve dhe te rinjve qe u mbyll ne Tirane pas udhetimit ne Sarande, Pogradec, Durres dhe Lezhe. Niccolo Fabi tregon per karrieren e tij muzikore dhe eksperiencen shqiptare.
Si ka nisur karriera juaj muzikore?
Kam nisur te studioj pianoforte qe kur isha 5-6 vjeç, rreth 35 vite me pare. Jam rritur ne nje familje muzikantesh dhe ishte normale qe te merresha me muzike. Ne moshen 12-vjeçare i kam rene baterise me disa grupe muzikore, pastaj basit dhe ne te njejten kohe nisa te shkruaja tekste kengesh. Vetem me 1995-n, kur isha 27 vjeç, kam firmosur nje kontrate diskografike, publikova diskun e pare dhe muzika m’u kthye ne nje zanat. Per disa kohe vazhdoja paralelisht universitetin, ku studioja gjuhet neolatine dhe muziken, por ne fund m’u desh te zgjidhja.
Ne vitin 1996 publikoni kengen e pare dhe nje vit me vone ju fitoni çmimin e kritikes ne Festivalin e Sanremos per kategorine e te rinjve. Si ishte perballja e pare me publikun?
Ishte paksa i dhunshem. Kisha 15 vjet qe beja muzike, por kenga shkoi shume mire ne Sanremo, vemendja ishte kthyer nga une dhe ky ishte nje kontrast i forte me interpretimet qe kisha bere deri atehere ne lokale te ndryshme. Nga ai moment e me pas, rrugetimi im muzikor nuk ka shkuar duke kerkuar domosdoshmerish kontaktin popullor me publikun. Pjesa muzikore eshte ajo qe me intereson me shume se pjesa spektakolare.
Ju i shkruani vete tekstet e kengeve, por edhe tekste per grupe te tjera muzikore. Vjen natyrshem kjo?
Arsyeja kryesore pse bej muzike eshte se me pelqen te shkruaj. Eksperienca e kantautorit eshte tipike; te gjithe jane persona qe kane deshire te tregojne kendveshtrime te caktuara permes kengeve e te lene deshmi te vogla. Nuk ka qene nje vendim i imi te shkruaj kenge, erdhi ne menyre te natyrshme.
Prej disa vitesh jeni pjese e tregut muzikor. Si do t’i komentonit zhvillimet ne Itali, por edhe me gjere?
Sigurisht qe po jetojme nje epoke te re ne historine e muzikes. Per rreth 70-80 vjet ishte epoka e diskut, element i rendesishem qe nuk kerkonte domosdoshmerish pranine e kengetarit. Teknologjia e re ka shkuar pertej, disku nuk eshte me pjese e tregut dhe kjo ka ndikuar si ne shperndarjen e muzikes, ashtu edhe ne perfitimet e kesaj industrie. Ata qe investojne ne muzike, ketu nuk e kam fjalen per muzikantet, kerkojne rruge te reja fitimi. Ne Itali, por tashme i kthyer edhe ne nje trend boteror, eshte gara muzikore mes te rinjve neper televizione. Duke krijuar popullaritet, ata jane gati te behen pjese edhe e tregut muzikor. Gjithçka eshte e perqendruar ne kete drejtim per momentin, por nuk besoj te jete gjithnje keshtu.
Festivali i Sanremos, ku ju jeni promovuar se pari, e shihni ende si nje arene per zbulimin e talenteve?
Keto dy vitet e fundit Sanremo eshte fituar nga keta kengetare te rinj qe popullarizohen ne televizione gjate pjeses me te madhe te vitit. Sanremo eshte pak a shume rrjedhoje e ketyre programeve te fuqishme televizive.
Do te thote qe muzikantet profesioniste jane paksa te persekutuar?
Ne drejtim te manifestimit po, por muzikanti profesionist vazhdon te jete ai qe shkon te luaje perreth, ai qe di se ç’duhet te beje kur ka shi, nese ka kater apo 500 persona qe e ndjekin, ai qe nuk ka nevoje per telekamera per te bere nje koncert. Per fat ka ende nje publik te madh qe gjurmon se ku jane koncertet, ne vend te atij qe koncertet nuk i quan komode dhe parapelqen ta degjoje muziken permes televizionit.
A shkon muzika juaj pertej kufijve te Italise?
Perderisa jam nje kantautor qe kendon italisht, kjo muzike fatkeqesisht eshte me pak e eksportuar. Ne fakt do te ishte interesante, sepse mund te jene fjalet italiane, por jo muzika.
Albumi juaj i fundit ka dale vitin qe shkoi. Keni te tjera projekte?
Po bejme shume koncerte dhe besoj se do ta perfundojme duke regjistruar nje disk ‘dal vivo’. Ky eshte dallimi me i madh i atij qe ben muzike dhe atij qe ben televizion.
Do te ktheheshit serish ne Shqiperi?
Rreth tete vjet me pare kam qene i pranishem ne nje ndeshje bamiresie futbolli mes artisteve italiane dhe shqiptare, kete radhe isha i ftuar ne kuadrin e “Giffoni Albania” dhe shpresoj qe te jem pjese e nje projekti muzikor shqiptar, ku te kemi mundesi te shkembejme eksperiencat.