NikoliC Unifikimi i shtetit shqiptar eshte i papranueshem nga Serbia

NikoliC: Unifikimi i shtetit shqiptar eshte i papranueshem nga Serbia

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka deklaruar se, një shtet i bashkuar shqiptar në Ballkan, është i papranueshëm nga Serbia, raporton gazeta “Blic”.

“Besoj se një unifikim i shtetit shqiptar është gjë e pa pranueshme, jo vetëm për Serbinë, por edhe për BE-në gjithashtu”, tha Nikoliç duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë sesioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Duke folur për marrëdhëniet Serbi-Kroaci, ai tha se Beogradi është i vendosur për të pasur marrëdhënie të mira me Zagrebin dhe se e kaluara duhet lënë mënjanë.

“E kaluara është për të mësuar. Nuk mund të shërbejë si problem. Ne jetojmë sot dhe nesër”, tha Presidenti serb.

Ai tha se në fund të tetorit Presidenti kroat, Ivo Josipoviç do të vizitojë Beogradin dhe shpreson se kjo vizitë të jetë një shans për përmirësimin e marrëdhënieve të dy vendeve, që siç tha Nikoliç që përcakton jo vetëm marrëdhëniet mes vendeve të ish-Jugosllavisë por të gjithë Ballkanit.

Lidhur me vendimin e qeverisë serbe për të ndaluar paradën e homoseksualëve, Nikoliç tha se, Serbia nuk duhet ndëshkuar shumë për këtë gjë. Ai shtoi se, grupet ekstreme, që kundërshtojnë paradën mund të shkaktonin trazira nëse kjo ndodhte.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama