Nipi i Bekenbauerit iken nga Bajerni te Shalke

Nipi i Bekenbauerit ikën nga Bajerni te Shalke

Blutë mbretërore i vjedhin Bajernit një "princ". Sipas informacioneve të "Bild", nipi i Franc Bekenbauerit, Luka, do largohet nga ekipi i moshave U-16 të Bajernit për t'iu bashkuar U-16 të Shalkes.

d463720ee92f664ed194b44bab225685_43_mKjo ka ndodhur për dy arsye. Më 31 korrik 2015 "kajzerit" i vdiq djali Stefan në moshën 46-vjeçare nga një tumor në kokë. Lukas, djali i Stefanit e përjetoi keq humbjen e të atit.

Familja e tij vendosi që ta largojë nga Mynihu për të harruar dhimbjen si dhe për të fituar më shumë eksperiencë në Gelzenkirshe.

Përfaqësues të familjes së Bekenbauerit kontaktuan menaxherin e Shalkes, Horst Held, dhe ky i fundit pranoi transferimin e nipit të Franc Bekenbauerit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama