I njëjti rekomandim shkon dhe për gratë shtatzëne që sipas tyre duhet të hanë shpesh gjatë ditës por edhe për pushuesit në plazhe që ekspozohen në diell për një kohë të gjatë e që humbin lëngje të konsiderueshme trupore. Por përpos këtyre personave që sipas mjekëve këshillohen të mos agjërojnë sepse agjërimi mund të sjelli pasoja negative në mbarëvajtjen e shëndetit të tyre, mjekët thonë se për besimtarët e shëndetshëm agjërimi ka dhe anët e tij pozitive. Sipas mjekëve specialistë veç kënaqësisë shpirtërore agjërimi ndikon dhe në rënien nga pesha dhe uljen e obezitetit.
Reagimi
Mjekët kanë këshilluar të gjithë besimtarët që të jenë të kujdesshëm gjatë muajit të agjërimit e në veçanti u kanë bërë thirrje të sëmurëve kronik që të heqin dorë nga agjërimi pasi kjo mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore për ta. Për shkak të ekspozimit të tepërt në diell dhe energjive që humbin duke notuar në det edhe për pushuesit në plazhe këshillohet e njëjta gjë. Pushuesit gjatë ditës humbin shumë lëngje trupore dhe duhet t’i zëvendësojnë duke konsumuar shpesh produkte të ndryshme ushqimore dhe duke pirë sa më shumë lëngje. Në të njëjtën kategori mjekët specialistë fusin edhe gratë shtatzëne, të cilat duhet patjetër të marrin gjatë ditës vitaminat dhe produktet e nevojshme ushqimore për të rritur fëmijën e tyre.
Agjërimi
Sipas librit të shenjtë të Kuranit, agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit. Është një akt që tregon bindje dhe devocion ndaj urdhrave të Allahut, që kryhet me një shkallë të madhe përkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kërkuar mëshirën e Allahut e kështu t'i falen gabimet, gjynahet dhe të ruhet nga dënimi i Zotit. Agjërimi i muajit të Ramazanit është obligim për çdo Mysliman të rritur që është i aftë dhe pa të meta mendore. Libri i Kuranit përjashton nga agjërimi të gjithë fëmijët nën moshën e pubertetit dhe që ende nuk janë në gjendje për të marrë vendime. Ata që kanë probleme mendore, (që nuk janë përgjegjës për veprimet e tyre).
Ai ose ajo që është shumë i moshuar dhe i dobët për të përballuar agjërimin. Por këta duhet t'i ofrojnë ushqimin ditor të paktën një Myslimani nevojtar (të varfër) ose t'i japë vlerën e ushqimit në dorë. Personat e sëmurë, shëndeti i të cilëve do ndikohet rendë nga agjërimi. Udhëtari, i cili mund të ndeshet me shumë vështirësia të renda gjatë rrugës, mund ta ndërpresë përkohësisht agjërimin dhe t'i plotësojë ditët më vonë. Gratë shtazanë, por edhe ato që janë duke ushqyer fëmijën me gji mund të mos agjërojnë, sepse agjërimi ka të ngjarë të rrezikojë shëndetin e tyre apo të fëmijës.