“Te pastrojme Shqiperine ne nje dite”. Nen kete moto qytetare te ndryshem ne gjithe vendin, vullnetare, aktiviste, ekologjiste do te ndihmojne ne pastrimin e mbetjeve ne hapesirat publike. Një autobus me 40 vullnetarë, i quajtur ndryshe ‘Green Bus’, për dy javë me radhë ka shëtitur në zonat turistike dhe janë evidentuar problematikat nga terreni.
Projekti “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” është iniciuar nga Shoqëria Civile dhe mbështetet e përkrahet nga Qeveria e Shqipërisë dhe një sërë organizmash ndërkombëtare. Kësaj nisme do t’i bashkohen sot në Tiranë rreth orës 11:30 edhe Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka.