Task Forca e kryesuar nga Inspektorati i Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit kanë nisur fazën e tretë të aksionit për pastrimin e rrugëve nacionale. Bëhet me dije se kjo nismë do të inspektohet nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në operacionin e pastrimit do të angazhohen 1 250 forca dhe 90 mjete dhe do të pastrohen 6 akse rrugore, rreth 120 km.
Aksioni do të përfshijë pastrimin e akseve të mëposhtme rrugore:
- Aksi rrugor Aeroporti “Nënë Tereza” – kryqëzimi i Fushë Krujës (rruga e vjetër, 10 km )
- Aksi rrugor Vorë – Porti Durrës ( të dy krahët e autostradës, 21 km)
- Aksi rrugor Elbasan-Librazhd (47 km)
- Aksi rrugor (Pika kufitare Kapshticë- Korçë) ( 28 km )
- Aksi rrugor Pogradec-Korçë (vetëm fillimi dhe mbarimi i Qafë Plloçës) (5 km)
- Aksi rrugor (Pika kufitare Qafë Than)